Parkinsoni midis njerëzve të famshëm
Wed 26 Oct 2011 - 20:28
Në një ditë të vetme jeta mund të përmbyset si me katapultë. Edhe fiziku më shëndet-plot, befas i lëshohet pushtetit të një force të dytë brenda vetes, që nuk ruan kontroll.
Kjo është sëmundja e parkinsonit. Simptomat e një patologjie që shfaqen beftas një ditë, por që avancojnë me kohën, deri në zotërimin total të komandave të trupit. Ai prek nervat e trurit deri në hipotalamus, çka shkakton kaos total në veprimtarinë dhe memorien e personit të prekur.
Parkinsoni është sëmundje e të gjitha shtresave: të pasurve dhe të varfërve, prek meshkujt dhe femrat, madje edhe pse konsiderohet patologji e moshës së tretë, mund të shfaqet më herët. E konsideruar ndryshe, paralizë e lëvizshme, ajo eshte sot një ndër sëmundjet neurologjike më të përhapura.
Të gjithë e kemi parasysh transformimin e boksierit amerikan Muhammad Ali prej kësaj sëmundjeje. 69-vjeçari, një nga figurat më legjendare të sportit në botë, i shquar vecanërisht për fizikun e tij, sot vuan nga një çrregullim i madh trupor e që e bën të mos ketë më nën kontroll lëvizjet e tij, por jo vetëm.
Nën të njëjtat simptoma jeton edhe atleti i famshëm nga Zejlanda e Re, Johny Walker.
Akoma më i ri në moshë, por jo më pak i famshëm, aktori Hollivudian Michael J. Fox është prekur nga parkinsoni. 50- vjeçari vuan prej kësaj sëmundjeje që në vitin 1991 dhe përparimi i saj e ka bërë që të ndërpresë në mes karrierën në vitin 2000.
Papa Gjon Pali II, i ndarë nga jeta 6 vjet më parë, vitet e fundit të jetës i ka kaluar nën lëngatën e parkinsonit. Madje në daljet e tij publike, të gjithë e kemi në kujtesë vështirësinë me të cilin ai artikulonte, jo për shkak të moshës, sa të çrregullimit parkinsonik. ( 1920 - 2005)
Mes personaliteteve që sot nuk jetojnë më, Salvador Dalí, artisti i famshëm i pikturave surreale ka qenë prekur nga parkinsoni. (1904-1989) Të njëjtin fat ka pasur edhe aktorja britanike, e lakuar veçanërisht për bukurinë e saj Deborah Kerr (1921-2007). Ish-presidenti palestinez, Yasser Arafat gjithashtu vuante nga këto çrregullime. (1929–2004). Por kujt mund t’ia merrte mendja se edhe Adolf Hitleri, njeriu që me ngulm tentoi të pushtojë botën u zaptua prej kësaj sëmundjeje. (1889 - 1945).
Megjithatë, ai nuk ishte i vetmi që iu dorëzua pushtimit të një çrregullimi nervor, që nis me kufizime në lëvizje dhe artikulim, e përfundon me shkatërrimin total të trurit. Sipas te dhënave numri i njerëzve në botë me Parkinson shkon afërsisht 1 milion të prekur. Ku çdo vit diagnostikohen rreth 50 mijë raste të reja.
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi