Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Isi Topçiu: Në ‘Miss Bota’ do t’i përfaqësoj gjithë shqiptarët Empty Isi Topçiu: Në ‘Miss Bota’ do t’i përfaqësoj gjithë shqiptarët

Thu 27 Oct 2011 - 20:19
Isi Topçiu: Në ‘Miss Bota’ do t’i përfaqësoj gjithë shqiptarët Isi-300x189Është përfaqësuesja e vetme shqiptare që do marrë pjesë në “Miss World 2011”, që do të mbahet më 6 nëntor në Londër.
Meqë Kosova ende nuk e ka të drejtën për dërgimin e bukurosheve në këtë spektakël, 18-vjeçarja shtatlartë nga Tirana, e cila prej fëmijërie jeton në Itali, thotë se do të bëjë të pamundurën që t’i përfaqësojë të gjithë shqiptarët në këtë konkurs.

Isi, cili ishte arsyeja që ju vizituat Kosovën?

Ishte hera e parë që shkoja atje, jam e lindur në Tiranë dhe prej 17 vitesh jetoj në Itali. Nëna ime është me prejardhje nga Mali i Zi, kurse babai nga Kruja. Kemi shumë miq dhe farefis në Kosovë. Një tjetër arsye që vizitova Kosovën, ishte dhe mikesha ime Diana Gashi, me të cilën u njohëm gjatë spektaklit “Miss & Mister Albania 2011”, dhe vazhdojmë ta ruajmë shoqërinë.

Ka qenë evenimenti i parë që ke marrë pjesë?

Që në fëmijëri kam filluar si modele në Itali. Në Milano kam ndjekur një kurs modelimi. Gjatësia ime dhe përmasat trupore bënë që të bie në sy të organizatorëve të sfilatave, të cilët më ftuan të reklamoja për ta. Po ashtu kam pasur një eksperiencë të mirë edhe në Nju Jork, ku me ftesë të Fadil Berishës arrita të reklamoj për Sheri Hill, ndërkohë para një viti më është bërë ftesë nga Vera Grabocka për të marrë pjesë në “Miss & Mister Albania 2010”, ku dola shoqëruesja e dytë e misit, si dhe fitova çmimin “Miss TopModel”, por kam performuar edhe në një këngë italiane.

Ke prirje edhe për muzikë?

Prej moshës 5-vjeçare, kam marrë leksione private për piano. Pas disa vitesh fillova leksionet e kitarës. Më pëlqen shumë muzika, është një nga gjërat pa të cilat nuk do të kisha jetuar.

Më shumë ju njohin si modele apo si mis?

Më shumë më njohin si modele por së fundi edhe si mis.

Po ju çfarë pëlqeni më shumë?

Më pëlqejnë sfilatat, sepse ky është pasioni im, të cilin e kultivoj nga fëmijëria.

Ku e shihni veten në të ardhmen, në çfarë profesioni?

Aktualisht jam në shkollë të mesme të ekonomisë, ndërsa më pëlqen të studioj psikologjinë kriminalistike. Për mua primar është shkollimi, modelimin e dua, por do të mbetet gjithmonë vetëm hobi.

Muajin që vjen, do të përfaqësoni Shqipërinë në “Miss World 2011”. Kosova nuk merr pjesë në këtë spektakël, a do të përfaqësoni gjithë shqiptarinë atje?

Në prill të këtij viti më ka bërë ftesë regjisorja Vera Grabocka, që ta përfaqësoj Shqipërinë në spektaklin më të madh të bukurisë “Miss World”, që do mbahet në Londër. Pranova me kënaqësi dhe e kam marrë si obligim, që t’i përfaqësoj të gjithë shqiptarët sa më denjësisht në këtë spektakël. Është rast i rëndësishëm për mua dhe karrierën time, i cili vjen vetëm një herë në jetë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi