Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Demaçi: Kush nguc shqiptarët e Maqedonisë, nguc gjithë shqiptarët Empty Demaçi: Kush nguc shqiptarët e Maqedonisë, nguc gjithë shqiptarët

Sun 18 Mar 2012 - 19:33
Veprimtari i njohur Adem Demaçi ka kërkuar nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti që të unifikojë shqiptarët e Maqedonisë.

Gjatë fjalimit në manifestimin kushtuar 31 vjetorit të demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, Demaçi ka ftuar liderin e BDI-së, Ali Ahmeti të luajë rolin e bashkuesit të faktorit politik shqiptar, si një nevojë e domosdoshme.


“Unë gjatë luftës në Kosovë kam vizituar nëpër fronte luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kam pa shumë djem që kur i pyesja nga je ti, e ata më thonin se janë nga Shkupi, tjetri nga Gostivari, Tetova, Kumanova. Po pse keni ardhur, kur i pyesja sërish, ata më përgjigjeshin: Baca Adem a nuk jemi ne një si komb. Andaj miku im Ali Ahmeti kërkojmë prej teje që në emër të bashkimit të kombit, në emër të bashkimit të forcave, kërkojmë nga ju që jeni si parti më e madhe të luani e rolin e bashkuesit. Ndoshta nuk është punë e lehtë kjo, por ju sigurojë se është më e lehtë se lufta gjakatare. Andaj keni një detyrë të rëndë sepse jeni në pushtet dhe unë e di mirë se kur e shijojmë të shkretin pushtet se si bëhet i shijshëm, dhe vështirë disa me i nda nga ai i shkreti pushtet”, ka theksuar Adem Demaçi.

Me këtë rast ai nuk ka lënë pa komentuar as ngjarjet e fundit në Maqedoni, duke bë një paralele mes incidenteve të fundit dhe ngjarjeve të vitit 2001.
“Ta kenë të qartë se kanë punë me gjithë shqiptarët. Në atë mënyrë që ti jepet fund shpërnguljes së shqiptarëve. Këta që rrahin, vrasin dhe djegin dyqane të shqiptarëve, janë po ata që në vitin 2001 vranë dhe dogjën xhami në Manastir, ku i shpërngulën shqiptarët nga atje, dhe ata atje tani s`janë më shumë se 5 për qind. Këto na ndodhën sepse nuk ishim të bashkuar. Andaj të jemi të bashkuar çdoherë dhe jo vetëm atëherë kur të na vrasin. Të bashkohemi dhe kështu i`a bëjmë me dije atyre se kur njëri ngucet, ngucemi të gjithë”, theksoi veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Në ceremoninë përkujtimore që u organizua nga Qeveria e Kosovës kanë marrë pjesë liderë politik dhe institucional nga Kosova, Shqipëria, trevat tjera. Prej politikanëve nga Maqedonia në këtë zhvillim ishin prezent kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe i DR-së Kastriot Haxhirexha.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi