Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Thaçi: Kosova do ti mbrojë shqiptarët e Maqedonisë Empty Thaçi: Kosova do ti mbrojë shqiptarët e Maqedonisë

Tue 27 Nov 2012 - 20:47

Thaçi: Kosova do ti mbrojë shqiptarët e Maqedonisë Thumbnail.php?file=22__509505423


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se Kosova do të jetë gardian i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni dhe në Luginë të Preshevës. “Gjithë shqiptarët që jetojnë në Maqedoni dhe Preshevë të jenë të sigurt se shteti i Kosovës siguron dhe garanton se do të jetë gardiani i të drejtave tuaja. Sepse ju e ndihmuat Kosovën shumë, na ndanë padrejtësisht. Ne sot po i përmirësojmë padrejtësitë që ndodhën ndaj nesh. Prandaj, unë ju ftoj të gjithëve për një optimizëm më të madh, për shpresë , për besim në të ardhmen”, tha kryeministri Thaçi, në manifestimin e 100 vjetorit në Shkup.
Ndërkaq, lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se nuk kemi punuar që t’i marrim lirinë të tjerëve por kemi punuar dhe punojmë për identitetin tonë, krenarinë dhe simbolet tona.
“Ne jemi përcaktuar drejtë që të respektojmë liritë, identitetin kombëtar dhe historinë edhe të bashkëqytetarëve tanë maqedonas, sepse e kaluara e hidhur është për të dy palët, Çerçis Topulli jo rastësisht bashkëpunonte me kryengritës maqedonas, sepse pushtuesit dhe hallet i kishim të njëjta. Ne duam që këtu në këtë vend të vendoset, të instalohet mirëbesimi i mirëfilltë, ne duam respekt të ndërsjellë”, tha Ahmeti. Në manifestimin qendror për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë morën pjesë mijëra shqiptarë nga Maqedonia, Kosova Shqipëria e Lugina e Preshevës.
Në manifestim mungoi kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi si dhe presidenti dhe kryeministri i Maqedonisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi