Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Douglas: Si e mësova që isha me tumor Empty Douglas: Si e mësova që isha me tumor

Fri 28 Oct 2011 - 13:42
Douglas: Si e mësova që isha me tumor DouglassssPër herë të parë që prej fitimit të betejës më të rëndësishme të jetës, atë ndaj një tumori në fyt, aktori hollivudian Micheal Douglas flet rreth atyre ditëve të vështira, në të cilën besonte se po jetonte momentet e fundit mbi Tokë.

Duke folur me mikun e tij, Alec Baldëin, në një intervistë për një stacion radiofonik, 67-vjeçari dëshmoi se si zbuloi që ishte i prekur nga sëmundja, kur shkoi të vizitohej tek një specialist pasi prej muajsh ndiente një shije të hidhur në gëlltitjen e ushqimeve.

”Shkova në një mjek në Montreal. Atij iu desh pak që të kuptonte se çdo ndodhte me mua. Më kërkoi të hapja gojën, më ekzaminoi dhe në momentin që më shikoi përsëri në sy, e kuptova se çfarë kisha”, rrëfen Douglas.

Dy ditë më pas, biopsia vërtetoi se ai ishte prekur nga një tumor, i cili ndodhej në fazën e katërt, më të avancuarën që mund të jetë një kancer malinj. Zbulimi ndodhi në gusht 2010, tetë muaj pasi 67-vjeçari u ankua për herë të parë për shijen e keqe në ngrënien e ushqimit.

Fillimisht, Douglas mendoi se bëhej fjalë thjesht për një dëmtim gjatë disa filmimeve. “Mendova se e isha nga tensioni ose nga roli që kisha në filmin “Ëall Street Never Sleps”, gjatë së cilit regjizori më kërkonte të flisja shpesh me atë që quhet zë i mbytur, ose zë gryke”.

Pasi u përpoq ta kuronte problemin me antibiotikë të zakonshëm, Micheal vendosi të kryente një vizitë të specializuar pas pushimeve të verës, pasi problemi i fytit vazhdonte.

Douglas ishte me të vërtetë me fat që arriti t’i mbijetonte një tumori kaq të përparuar. Ai tregoi se nisi të mendonte për gjërat që do të linte pas në këtë botë, kur i treguan se kimioterapia dhe kura që do të nënshtrohej nuk i jepnin garanci që do të jetonte. Megjithatë, pas shtatë javësh, sëmundja filloi të prapësohej dhe eventualisht, Douglas u shërua tërësisht.

”Po punoj pak, kam vendosur që deri në fund të vitit të shijoj familjen time. Këto peripeci në jetë të bëjnë të kuptosh më shumë vlerën e disa gjërave. Megjithatë, e di që jam me shumë shumë fat. Do t’i këshilloja njerëzit që të mos bëjnë si unë, pasi me kancerin nuk mund të bëhet shaka. Tetë muaj vonesë për të shkuar tek mjeku, janë të pafalshme për këdo”, përfundoi intervistën e tij Douglas.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi