Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Richard Gere, një vrasës i pamëshirshëm Empty Richard Gere, një vrasës i pamëshirshëm

Fri 28 Oct 2011 - 13:45
Richard Gere, një vrasës i pamëshirshëm Gere-thedoubleE ka nisur karrierën me rolet e një playboy në filmat “Gruaja e Bukur” dhe “Zhigoloi Amerikan”, por tani, në moshë të thyer, duket se Richard Gere ka ndërruar “zanat” duke kaluar në zhanrin aksion-thriller.

Në filmin e tij të fundit, që do të dalë më 28 tetor në kinematë amerikane, aktori 62-vjecar interpreton një agjent të CIA-s, i aftë të vrasë me gjakftohtësi dhe brenda sekondit.

“The Double” bën fjalë për agjentin e tërhequr Paul Shepherdson, që kthehet në terren për të hetuar vrasjen e një senatori, që dyshohet se mban firmën e një vrasësi të pamëshirshëm rus të njohur me nofkën Cassius.

Në hetimin e tij, Shepherdson do të ndihmohet nga një agjent i ri, Ben Geary, i interpretuar nga Topher Grace.

Edhe pse e refuzon hetimin, pasi dyshon se vrasësi rus ka vdekur prej kohësh, Gere detyrohet t’i përvishet punës nga eprorët e tij të dikurshëm.

Pjesë e kastit të filmit do të jetë edhe Martin Sheen, i cili do të interpretojë ish-shefin e agjentit të tërhequr.

Filmat e mëparshëm aksion të Gere ka qenë “Cakalli”, me Bruce Willis, si dhe “Brooklyn’s Finest”, ku interpreton një polic të vjetër në Nju Jork.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi