Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Crawford dhe martesa me Gere Empty Crawford dhe martesa me Gere

Fri 15 Mar 2013 - 10:53
Crawford dhe martesa me Gere Cindy-gere

Dashuria e tyre nuk zgjati një jetë, por Cindy Crawford do ta mbajë gjithmonë gjallë mësimin që nxori nga martesa e saj me Richard Gere.

Modelja foli hapur për lidhjen e saj të shkurtër pak ditë më parë, duke cilësuar si diferencën 17-vjeçare të moshës si shkakun kryesor të dështimit të marrëdhënies.

Dy yjet e showbizit u takuan gjatë një barbekyje në shtëpinë e fotografit Herb Ritts.

“Unë atëherë isha 21 vjeç. Atje kishte shumë njerëz të njohur si Jack Nicholson. Ishte fantastike. Atje takova Richard Gere dhe filluam të frekuentoheshim. Kur u lidha me atë u bëra edhe më e njohur”, ka treguar Crawford.

Modelja, dikur ndër më të njohurat e më të paguarat dhe aktori, i konsideruar si një ndër meshkujt më seksi, u martuan katër vjet më vonë, kur Craëford ishte 25 dhe Gere 42 vjeç, për t’u divorcuar në vitin 1995.

Gjatë kohës që ishin së bashku, Gere, i cili interpretoi në filma si “Pretty Woman”, “An Officer and a Gentleman” dhe “American Gigolo”, i mësoi Crawford se si të menaxhonte famën. /top channel/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi