Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Të kryesh marrëdhënie në gjumë  Empty Të kryesh marrëdhënie në gjumë

Fri 28 Oct 2011 - 13:53
Të kryesh marrëdhënie në gjumë  SeksisindromaHistoria e një 24-vjeçareje në Britaninë e Madhe shtyu mjekët që të identifikonin një sindromë të re tërësisht të panjohur më parë, e cila nuk ka ende një emër, por që karakterizohet nga kërkimi i pavullnetshëm i marrëdhënieve seksuale.

E reja vendosej vazhdimisht në siklet nga bashkëshorti i saj 29-vjeçar, i cili vazhdimisht gjatë natës, prirej t’i afrohej dhe t’i kërkonte marrëdhënie seksuale në mënyrë të pavullnetshme. Kjo ndodhte edhe tre herë brenda natës, ndërsa sa herë që zgjohej në mëngjes, ai nuk mbante mend asgjë përpara ankesave të gruas.

Duke hetuar mbi këtë sindromë të rrallë, mjekët arritën të kuptonin se ajo thjesht nuk ishte njohur më parë, por që ishte shumë më e përhapur nga sa mendohej.

Përfundimet tregojnë se i riu vuante nga “seksomia”, një formë e kërkimit të pavullnetshëm të marrëdhënieve, atëherë kur ndodhesh në gjumë të thellë. Kur preket nga sindroma, ai është tërësisht i pandërgjegjshëm dhe si rrjedhojë, nuk mundet të ndalojë.

Mbi sindromën njihen ende pak gjëra, por dihet se ajo godet tre herë më shumë meshkujt se sa femrat dhe që gjithashtu favorizohet prej alkoolit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi