Autobusë me shtretër për gjumë
Thu 16 May 2013 - 21:55
Një lloj autobusi me vende shtrirë, në të cilat mund të kalosh një udhëtim komod duke fjetur gjumë, do të futet së shpejti në qarkullim nga një linjë udhëtimesh, në lidhjet midis Londrës dhe qyteteve kryesore skoceze.
Një udhëtim që zgjat 8-10 orë, ai nga kryeqyteti britanik për në Skoci është shpesh herë një eksperiencë e parehatshme për pasagjerët dhe kompania “Megabus” vendosi të zgjedhë këtë mënyrë origjinale për ta bërë rrugën sa më lehtësisht të përballueshme.
Autobusët, me 42 vende të shtrira, do të jenë të parët në botë në llojin e tyre dhe do t’i mundësojnë pasagjerëve që me mbërritjen në destinacionin e tyre, të jenë të freskët pas një gjumi të bollshëm.Express
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi