Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në radhë për autobusë Empty Në radhë për autobusë

Mon 3 Mar 2014 - 21:46
Në radhë për autobusë Vlcsnap-2014-03-03-14h17m12s146-450x300Këto nuk janë pamje arkivë të fillim viteve ‘90 kur shqiptarët mund të lëviznin lirisht drejt Tiranës apo qyteteve të tjera të vendit, por pamje të marra sot në Elbasan, ku qindra qytetarë presin deri në 2 orë dhe shtyhen për të marrë autobusin e radhës për në kryeqytet, Durrës, Vlorë, Fier apo diku tjetër.

Bllokimi i furgonëve, që merrnin dhe sillnin pasagjerë në këto linja, ka bërë që të krijohen radhë të pazakonta në qendër të Elbasanit, ku është edhe stacioni i autobusëve për linjat ndërqytetase. Qytetarët shprehen se janë dakord që të udhëtojnë më autobusë, si mjeti më i sigurtë i udhëtimit, por kërkojnë që shoqëritë e autobusëve, të shtojnë mjetet e tyre të transportit dhe të kenë orare më të shpeshta të udhëtimi

Drejtuesit e autobusëve nuk japin shpjegime se përse nuk mund të plotësojnë dot kërkesat e udhëtarëve, ndërkohë që vendosmëria e qeverisë për të mos zbatuar ligjin për transportin që nuk i lejon furgonët taksi që të marrin pasagjerë në kthim, duket se i ka gjetur të papërgatitur shoqëritë e transportit të udhëtarëve me autobus në Elbasan.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi