Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Çfarë ka ndodhur me Chandler Bing?  Empty Çfarë ka ndodhur me Chandler Bing?

Sat 29 Oct 2011 - 16:27
Çfarë ka ndodhur me Chandler Bing?  ChandlerikeqfareËshtë më i riu midis të gjithë aktorëve të “Friends”, por Matthew Perry duket se është plakur më shumë se të gjithë së fundmi.

42-vjeçari u shfaq në Uashington gjatë një takimi bamirësie me një çehre jashtëzakonisht të keqe, mbipeshë dhe në humor të keq.

Paraqitja e tij ishte jashtëzakonisht larg rolit të Chandler Bing, të cilin ai e luajti me shumë energji, forcë dhe karizmë gjatë xhirimit të serialit të njohur, në periudhën e 1994-2004.

Jashtë asaj që tregon në ekran, Perry ka patur një jetë të ndërlikuar. Në vitin 1997 aktori kreu një program rehabilitimi 28-ditor, për varësinë e tij nga substanca e quajtur vikodin.

Tre vjet më pas, në 2000-n, humbi rreth 10 kile në pak kohë pasi u prek nga një sëmundje në pankreas, ndërsa vitin pasardhës u shtrua në një klinikë rehabilitimi, për varësinë nga opiumi dhe alkooli.

Disa ditë më parë, aktori u rikthye në qendër të vëmendjes pasi vendosi të shiste brenda pak ditësh, shtëpinë e tretë që zotëron, një vilë luksoze në Malibu.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi