Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Korçë i plagosuri arrestohet për moskallëzim krimi, heshti për autorin Empty Korçë i plagosuri arrestohet për moskallëzim krimi, heshti për autorin

Sat 29 Oct 2011 - 16:53
Korçë i plagosuri arrestohet për moskallëzim krimi, heshti për autorin Polici_vendkrimi7Korce – Lajmifundit – Një person është plagosur me pistoletë në këmbë në qytetin e Korçës ditën e djeshme ndërsa është arrestuar nga policia për moskallëzim krimi pasi nuk ka dëshmuar në lidhje me ngjarjen.
Po kështu policia ka vënë në pranga edhe autorin e plagosjes. Dje rreth ores 03:00 te mesnates, eshte marre njoftim se ne lagjen nr 6, rruga e Fajances te qytetit te Korces,eshte qelluar me arme, dhe pas verifikimeve te kryera eshte shoqeruar ne Komisariatin e Policise Korces, i demtuari (konkretisht me nje gervishtje te vogel ne pjesen e kembes) shtetasi Ari Shyti 40 vjec, banues ne lagjen nr 6 Korce, i denuar me pare per vepren penale te “Vjedhjes”.
Ky shtetas gjate marrjes ne pyetje nuk ka dhene detaje te plota per ngjarjen dhe autorin, por ne vazhdim te hetimeve ka rezultuar se ne grindje e siper per motive te dobta, personi qe kishte qelluar me pistolete ne drejtim te tij ishte shtetasi Llazar Dine 29 vjec banues ne fshatin Dersnik-Korce, i denuar me pare per vepren penale te “Vjedhjes me dhune”.
Nga uniformat blu te Korces eshte bere arrestimi i te dy shtetasve te mesiperm perkatesisht Llazar Dine per veprat penale te “Kanosjes”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake” dhe “Demtime te tjera me dashje” parashikuar nga nenet 278, 84 dhe 90 te Kodit Penal dhe Ari Shyti ( i demtuari) per vepren penale te “Moskallezimit te krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
Materialet per kete rast do i kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korce per ndjekje te metejshëm.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi