Dashuria romantike zgjat vetëm një vit
Sun 30 Oct 2011 - 0:25
Lajme Shqip-Romantikë dhe shkencëtarë, bien dakord në një pikë: dashuria romantike zgjat pak, zakonisht vetëm një vit nga shkrepja e shkëndijës së parë.
Një vështrim, një veprim, një frymëmarrje e shpeshtë dhe quhet menjëherë dashuri. Është një ndjenjë me shikim të parë, gjithëpërfshirëse dhe e pakontrollueshme. Për shkencëtarët, në mënyrë më prozaike, gjithçka varet nga një molekulë, faktori i rritjes nervore (NGF), e njëjta molekulë që i dha zbulueses së saj, Rita Levi Montalcinit, çmimin Nobel.
Sinjalet tipike të dashurisë së re janë euforia, lumturia, por edhe varësia. Gjithsesi, sipas shkencëtarëve, nëse marrëdhënia funksionon, pas këtyre ndjenjave vjen edhe konsolidimi i raportit, ndërsa pasioni fillestar pakësohet. E gjitha kjo duket të përkojë me ndryshimet e vazhdueshme të kimisë së trurit (neurokimisë).
Specialistët matën edhe përqendrimet plazmatike të këtyre molekulave në gjakun e 58 të dashuruarve që kishin filluar prej pak kohësh një marrëdhënie së bashku, si dhe në po kaq individë të tjerë me një raport më të qëndrueshëm në çift prej një apo dy vjetësh, dhe në fund po kaq beqarë. Studiuesit arritën në përfundimin se në pikun e dashurisë, faktori NGF është në sasi shumë më të larta në plazmë. Këtij përqendrimi të NGF-së i përkojnë “shenja” të qarta të dashurimit, siç janë pëllëmbët e duarve të djersitura dhe “fluturat” në bark, përndryshe dhimbjet e stomakut nga nervozizmi.
Pas një viti, 39 të dashuruarit e rinj (që vazhdonin bashkë dhe me një marrëdhënie të konsoliduar tashmë) tregojnë nivele NGF-je të ngjashëm me beqarët dhe me çiftet e tjera të konsoliduar, shenjë që çdo ndryshim karshi kulmit të fillimit të ndjenjave ishte shuar. “Nga këto përfundime”, deklaron Politi, “duket se mekanizmat biokimikë janë të përfshirë në ndryshimin e gjendjeve shpirtërore që zënë fill në krye të marrëdhënies deri kur kjo të bëhet më e konsoliduar”
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi