Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Hani çokollatë dhe humbni peshë! Empty Hani çokollatë dhe humbni peshë!

Sun 30 Oct 2011 - 0:44
Lajme Shqip-E konsiderojnë si ‘kënaqësi të gabuar’, mirëpo çokollata ndihmon në humbjen e peshës dhe përmirëson shëndetin, thonë ekspertët pranë Universitetit Victoria në Australi.Ata e kanë publikuar librin “Dieta me çokollatë: Si ta hani çokollatën dhe të ndjeheni mirë”, në mënyrë që të shuajnë njëherë e përgjithmonë mitet e gabuara rreth çokollatës.“Kemi dashur t’u tregojmë atyre që nuk mund t’i shmangen asaj që nuk duhet të ndjehen fajtorë derisa e hanë”, ka thënë njëri nga autorët.Mirëpo, për humbje të peshës dhe disponim të mirë nuk mjafton konsumimi i çfarëdolloj çokollate. Ajo duhet të jetë kualitative, çokollatë e zezë- sa më zezë aq më e mirë. Kuptohet, duhet ta konsumoni në sasi të kufizuar!“Zgjidhni çokollatën e cila përmban 75 ose 85 për qind kakao. Çokollata e zezë kualitative përmban antioksidues, të cilët e shpejtojnë djegien e yndyrave dhe zvogëlojnë apetitin”, shtojnë autorët.

Sipas tyre, çokollata e zezë kualitative përmban dyfish më shumë antioksidues sesa vera. Kakao, përbërësi kryesor i çokollatës, është i pasur me teobromin, që rrit stimulimin muskulor dhe energjinë, zgjeron enët e gjakut dhe ul shtypjen e gjakut.

Kakao, po ashtu, zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak, ngadalëson goditjen në tru dhe zvogëlon rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Ndërsa substancat kimike të pranishme në të, i ndihmojnë organizmit për disponim të mirë
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi