Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjenet që shtojnë prirjen për kancer të mushkërive Empty Gjenet që shtojnë prirjen për kancer të mushkërive

Sun 30 Oct 2011 - 1:01
Gjenet që shtojnë prirjen për kancer të mushkërive GjenetLajme Shqip-Një ekip studiues ndërkombëtar kanë zbuluar dy variacione gjenetike të cilat shtojnë prirjen e individit në 60% për ta zhvilluar kancerin e mushkërive.

Po të njëjtët shkencëtarë në prill të këtij viti kishin identifikuar një gjen tjetër i cili e shtonte rrezikun për kancer të mushkërive, ndërkohë që ata pohojnë se zbulimet e fundit vlejnë njësoj si për duhanxhinjtë, po ashtu edhe për jo-duhanxhinjtë.

“Aktualisht jemi duke kërkuar dallimet e ADN-së të cilat të bëjë të prirë ose jo –të prirë për ta zhvilluar kancerin e mushkërive. Ideja kryesore është që të mundemi t’i identifikojmë gjenet të cilat mund të indikojnë paraqitjen e kancerit të mushkërive te njerëzit”, ka thënë Paul Brennan nga Agjencia Ndërkombëtare për Studimet ndaj Kancerit pranë OBSH-së.

Kanceri i mushkërive është shkaktari më i shpeshtë i vdekjes si pasojë e kancerit te meshkujt, ndërsa i dyti te femrat. Sipas Shoqatës Amerikane për Kancer, afër 975.000 meshkuj dhe 376.000 femra, vdesin çdo vit nga kjo sëmundje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi