Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

GMT + 10 Hours Dashuria e vërtetë zvogëlon dhimbjet

Sun 30 Oct 2011 - 1:12
Dashuria e vërtetë zvogëlon dhimbjet Dashurise-se-verteteLajme Shqip-Dashuria e vërtetë dhe e sinqertë mund të ndihmojë në zvogëlimin e dhimbjeve, tregojnë studimet e reja. Ky pohim mund të ndihmojë që të zbulohet se si veprojnë emocionet në regjione të ndryshme të trurit për të larguar ndjeshmërinë e pakëndshme.

“Nëse jeni dikush që për ndonjë arsye e duroni dhimbjen dhe shkoni në një ndërhyrje të dhimbshme operative, prania e personit të dashur ose vetëm shikimi i fotografisë, mund të zvogëlojë dukshëm këtë ndjeshmëri të pakëndshme”, thonë autorët e studimit.

Ata kanë analizuar 17 femra të ndryshme, të cilat kanë qenë në lidhje afatgjate. Rezultatet kanë treguar se ato kishin ndjerë më pak dhimbje kur kishin shikuar fotografitë e personave të dashur ose nëse ai personi i kishte mbajtur për dore.

Studiuesit kanë shfrytëzuar rezonancën magnetike për të përcjellë trurin e femrave, derisa ato i janë nënshtruar dhimbjes. Femrat që kishin shikuar fotografitë, kishin ndjerë më pak dhimbje, ndërsa kjo kishte qenë e efektshme në veçanti te ato femra që kishin pasur lidhje afatgjate dhe të qëndrueshme.

“Kjo tregon se sa ndikim të madh mund të ketë personi i dashur te ne”, kanë përfunduar autorët e studimit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi