Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Dashuria zvogëlon dhimbjet Empty Dashuria zvogëlon dhimbjet

Wed 11 May 2011 - 3:10
Kanë zbuluar se emocionet e dashurisë mund të zbusin dhimbjen njëlloj si dhe përdorimi i morfiumit.
Në këtë studim kanë marrë pjesë 15 vullnetarë të gjithë kanë qenë në fazën e hershme të një lidhjeje romantike. Atyre u janë treguar fotografi të partnerëve të tyre, ndërsa nëpër pëllëmbë u është lëshuar energji elektrike nëpërmjet diodave, që do të duhej t’u shkaktonte dhimbje të lehtë. Gjatë kohës së studimit kanë skanuar trurin e tyre me ndihmën e rezonancës magnetike me qëllim që t’i vërejnë ndryshimet eventuale.
Studimi tregoi se ndjenjat e dashurisë, të nxitura vetëm prej shikimit të fotografisë të personit të dashur, ka po të njëjtin ndikim sikurse medikamentet kundër dhimbjes. Mirëpo, ky rezultat nuk është vërejtur kur vullnetarët kanë parë fotografitë e të personave të panjohur por tërheqës së gjinisë së kundërt. Studiuesit zbulojnë së efekti i dashurisë mund të krahasohet me ndikimin e disa narkotikëve si për morfiumi dhe kokaina.
Studiuesit, studimin e tyre e bërë mbi persona që ishin në fazën e hershme të lidhjes së dashurisë, që do të thotë se bëhet fjalë për njerëz euforikë dhe energjikë, të cilët me opsesion mendojnë për partnerin. “Kur dashuria është ashtu siç e përshkruajmë, energjike dhe me pasion, atëherë ajo në një farë mënyrë krijon varësi”, thotë doktor Shaun McKay për gazetënDaily Telegraph. /ToNews.Al
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi