Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Dhimbjet gjatë shtatzanisë Empty Dhimbjet gjatë shtatzanisë

Wed 7 Apr 2010 - 20:51
Dhimbjet gjatë shtatzanisë Cb023787 Ky artikull u shkruajt si përgjigje e pyetjes së një vizitoreje të faqes sonë.
Me shumë mundësi dhimbjet tuaja janë si pasojë e zgjerimit të muskujve dhe lidhëseve të mitrës. Ndodhin shpesh gjatë shtatzanisë e sidomos nga muajt 4-6. Janë dhimbje të mprehta dhe me lëvizjet e ndryshme p.sh në karrige, apo gjatë kollës, gjatë ngritjes nga krevati ndjehen më shumë. Zakonisht vihen re rreth rrëzës së kofshës. Mund të zgjasin pak ose për disa orë. Nëse nuk janë të vazhdueshme apo të shoqëruara nga temperarura, ethet, hemoragjia apo me shtim të sekrecioneve vaginale atëherë me shumë mundësi nuk krijojnë problem. Gjithashtu nuk janë si dhimbjet e lindjes së parakohshme ku kontraktimet vijnë në mënyrë të rregullt duke u rritur. Mundohuni të shtrini këmbët duke i ngritur pak dhe shplodhuni. Kur të veni për kontrollin e rradhës tek mjekja juaj tregojini për këto lloj dhimbjesh. Ka dhe një lloj dhimbje që shihet më shpesh në njërin krah si pasoj e nervit shijatik dhe ndihet edhe në këmbë. Edhe kjo dhimbje nuk është e vazhdueshme. Në këto raste mundohuni të shtriheni në anën e kundërt për të penguar shtypjen ndaj këtij nervi. Mundohuni mos të qëndroni për kohë të gjatë në këmbë dhe të mos ngrini pesha të rënda. Mundohuni të mos bëni lëvizje të menjëhershme. Mund të bëni dhe kompresa me ujë të ngrohtë. Nëse dhimbjet vijnë duke u rritur konsultohuni me mjekun tuaj.
Duam të bëjmë të ditur se vetëm dhimbjet nuk janë ato që e çojnë mjekun drejt diagnozës. Edhe shqetësimet e tjera që e shoqërojnë janë të nevojshme që të dihen nga ana e mjekut. Gjithashtu mund të ndodh që dhimbja të jetë si pasojë e një problemi tjetër që nuk ka lidhje me shtatzaninë si p.sh problemet me zorrën, gurët në veshka, problem me organet gjenitale ose ndonjë infeksion megjithëse këto zakonisht kanë dhe shenja të tjera.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi