Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Puna gjatë shtatzanisë ndikon në përmasat e fëmijës  Empty Puna gjatë shtatzanisë ndikon në përmasat e fëmijës

Fri 29 Jun 2012 - 15:54
Puna gjatë shtatzanisë ndikon në përmasat e fëmijës  PunagruajkaGratë shtatzanë që punojmë më shumë se 25 orë në javë kanë një tendencë që të lindin fëmijë më të vegjël, vlerësoi një studim shkencor i publikuar të enjten.

Sipas matjeve, fëmijët e grave që ruajnë një ritëm të plotë pune gjatë nëntë muajve janë mesatarisht 200 gramë më të dobët në lindje.

Shkencëtarët gjetën një lidhje edhe midis kohës që gratë shtatzanë kalojnë në këmbë me permasat e fëmijës, me ato që nuk kanë mundësi të ulen per nje kohe te gjate cdo dite, që lindin gjithashtu femije me te imët.

Studimi u krye nga Universiti Mjekësor i Roterdamit, në Holandë.

Rezultatet u formuan nga anketimi i 4 680 grave, të marra në pyetje në javën e 30 të shtatzanisë së tyre. Më pas, parametrat e fëmijëve në momentin e lindjes u grupuan në bazë të të dhënave për mënyrën se si kishin punuar gjatë shtatzanisë, duke prodhuar përfundimin e mësipërm.

Sipas mjekëve, punët që fizikisht janë më kërkuese mund të reduktojnë rrjedhjen e gjakut në placentë, duke kufizuar kështu sasinë e ushqimeve dhe oksigjenit me të cilat shërbehet fetusi.

Për ekspertët, mbetet ende e paqartë se përse i njëjti rezultat vlen edhe për ato gra që kanë një punë zyre dhe kalojnë orarin të ulura, por besohet, se në këtë rast të njëjtin efekt si qëndrimi në këmbë luhet nga stresi.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi