Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kukës, banorët përplasen me policinë, shkak kompania private Empty Kukës, banorët përplasen me policinë, shkak kompania private

Sun 30 Oct 2011 - 18:09
Kukës, banorët përplasen me policinë, shkak kompania private Polici_vendkrimi8Në Kukës, banorët e fshatit Mamëz janë perleshur me forcat e ndërhyrjes së shpejtë të dërguara atje, pasi banorët bllokuan me forcë punimet e një firme private në zonë që po punon për hapjen e një miniere.

Një ditë pas përplasjes, kur edhe disa persona u shoqëruan nga forcat e rendit, banorët kanë dalë sërish në rrugë dhe deklarojnë se nuk do lejojnë askënd të punojë. Kompania private do hapte rrugën për një minierë hekurnikeli në zonë, por banorët thonë se ajo shkeli cdo marrëveshje duke shkatërruar tokat dhe rrugët e fshatit.

“Me këtë firmë kemi debatuar dhe dokumentat që i kemi dhënë ajo i ka prishur. Ka prishur marrëveshjet me ne”, thotë një prej banorëve protestues.

“Kemi biseduar me firmën për mbetjet inerte, e kemi arritur një marrëveshje të noterizuar, por asgjë nuk është zbatuar”, shprehet një tjetër.

Banorët akuzojnë edhe kryetarin e komunës se ka ushtruar dhunë dhe ka qëlluar me armë zjarri ndaj tyre.

“Ai ka bërë një skandal të tmerrshëm, ka qëlluar me pistoletë tek shtëpia ime kur ishin fëmijët dhe bagëtia. Plumbi ka rënë me rikoshetë”, deklaron një prej banorëve.

Policia ka shoqëruar dy banorë të zonës si pjesëmarrës në veprimet penguese ndaj kompanisë private dhe kjo ka bërë që ata të qëndrojnë me orë pranë mjeteve të rënda për t’i penguar të punojnë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi