Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Thaçi dhe Konjufca përplasen për flamurin Empty Thaçi dhe Konjufca përplasen për flamurin

Sat 17 Nov 2012 - 13:52
Thaçi dhe Konjufca përplasen për flamurin Thaci-parlamenttttt

Flamuri kombëtar kuqezi është bërë pjesë e seancës së të premtes, teksa Kuvendi i Kosovës ishte mbledhur për të dëgjuar raportimin e kryeministrit Hashim Thaçi për takimin e dytë me kryeministrin serb, Daçiç.

Deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca i kërkoi kryeministrit të Kosovës që të betohej se nuk do të pajtohej që veriu i Kosovës të marrë autonomi.

“Sot, unë këtu me vete kam sjellë një flamur kombëtar, të cilin do ta vendos këtu në foltore, z. kryeministër. Qytetarët e këtij vendi presin nga ju që të betoheni përpara flamurit kombëtar se kurrë nuk do të bëni pazar me një pjesë të territorit të Kosovës, se kurrë nuk

BE-ja çdo ditë e më shumë është duke ia bërë të qartë Serbisë se ëndrrat e saj për ndarje do të mbeten gjithmonë ëndrra të parealizueshme

Hashim Thaçi
Kryeministër i Kosovës do të pajtoheni që veriut të Kosovës t’i jepet autonomi”, deklaroi Konjufca.

Kryeministri Thaçi, gjatë fjalës së tiij në fund të debatit mori flamurin kombëtar dhe tha se betimin e ka bërë që moti dhe se ndihet krenar.

“Unë jam betuar një herë dhe qëndroj shumë krenar pas atij betimi jetësor. Në atë betim timin lidhet vullneti i qytetarëve të Kosovës, prandaj nëse dikujt i ka mbetur merak është çështje e tij. Por dua të theksoj se një luftëtar nuk e lëshon flamurin nga dora ashtu si ti. Prandaj në shenjë të ruajtjes së krenarisë, së dinjitetit dhe flamurit kombëtar unë e marr flamurin. Kjo është edhe në traditën e popullit tonë, por edhe të luftëtarit të lirisë”, deklaroi Thaçi.

Kryeministri Thaçi mori mbështetjen e dy partive të tjera opozitare, LDK-së dhe AAK-së, për vazhdimin e bisedimeve, ndërkohë që gjatë informimit të deputetëve për takimin me Daçiç tha se ndryshimi i kufijve do të hapte “Kutinë e Pandorës” dhe do të prodhonte konflikte e luftëra në Ballkan.

“Jemi të vetëdijshëm se pretendimi për ndryshimin e kufijve do të hapte Kutinë e Pandorës dhe do të prodhonte sërish konflikte dhe luftëra në Ballkan. Tashmë edhe Bashkimi Evropian edhe më shumë është duke i artikuluar këto çështje dhe duke ja bërë me dije Serbisë se ndarjet do të mbeten gjithmonë ëndrra të parealizueshme”, nënvizoi Thaçi.

Thaçi informoi deputetët se në takimin e dytë me Daçiç është diskutuar çështja e personave të pagjetur, hapja e zyrave ndërlidhëse dhe për fillimin e zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit.

Për këtë, Thaçi tha se fillimisht do të fillojë të zbatohet gjatë dhjetorit në 4 vendkalime kufitare e në 2 të tjera në një fazë të mëvonshme dhe se roli i EULEX-it në këtë çështje do të jetë në përputhje me mandatin që ka.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi