Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Alarmi, 410 gra preken çdo vit nga kanceri i gjirit Empty Alarmi, 410 gra preken çdo vit nga kanceri i gjirit

Sun 30 Oct 2011 - 18:59
Alarmi, 410 gra preken çdo vit nga kanceri i gjirit GjiriKanceri i gjirit përbën sëmundjen më serioze dhe një nga problemet më të rëndësishme për shëndetin e grave në Shqipëri. Ish-drejtori i Shëndetit Publik Alban Ylli e konfirmon këtë fakt.
Sipas tij, nisur nga të dhënat e spitaleve evidentohen 410 raste të reja çdo vit, por numri mund të jetë edhe më i madh për shkak të mos regjistrimit të sëmundjes në zonat rurale.
“Tendenca për rritje tashmë në Shqipëri është e padiskutueshme. Kjo është e provueshme qoftë nga të dhënat kombëtare të prodhuara nga shërbimi onkologjik, qoftë nga të dhënat e vlerësuara. Jo vetëm për arsye të rritjes së moshës mesatare, ne po kemi gjithmonë e më tepër vdekje, por me shumë gjasa mund të ketë raste të tjera në Shqipëri që vdesin nga kanceri dhe nuk regjistrohen në sistemin tonë të informacionit. INSTAT vazhdon të prodhojë botime, në të cilat mungon në mënyrë specifike kanceri i gjirit”, tha Ylli.
Në aktivitetin e organizuar nga klubi i gazetarëve të shëndetësisë, në kuadër të fushatës sensibilizuese “Në luftën kundër kancerit të gjirit” referuan edhe shumë mjekë të tjerë të fushës, të cilët trajtuan sëmundjen e kancerit të gjirit dhe faktorët e riskut.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi