Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Studentët preken më shumë nga infeksionet Empty Studentët preken më shumë nga infeksionet

Sat 10 Nov 2012 - 0:57
Studentët preken më shumë nga infeksionet Mirela%20rista%204\
Albina Hoxha

- Infeksionet gjinekologjike janë të përhapura pothuajse në të gjitha moshat, por veçojmë moshën riprodhuese ku përfshihen dhe studentët. Me fillimin e shkollës fluksi i studentëve në maternitetin Koço Gliozheni është rritur. Në një intervistë për “Shekullin”, mjekja obstetër gjinekologe, Mirela Rista shpjegon se si duhet të mbrohemi. Një ndër këshillat e saj është bërja e pap-testi, i cili është një test i thjeshtë dhe i shpejtë që bëhet për të parë qelizat e qafës së mitrës. Ky test tregon nëse ke ose jo infeksion në qafën e mitrës, qeliza jo normale apo kancer. Infeksionet kryesore janë të ndara në infeksione bakteriale, mykotike dhe virale. Aktualisht ankesat kryesore që shfaqin pacientët janë mikrobike dhe mykotike. Janë të paktë pacientët që diagnostikohen më infeksione virale. Problemet e infeksioneve janë probleme të cilat i bëjnë të pamundura marrëdhëniet në çift. Kjo i shtyn gratë t’i drejtohen mjekut.



Dotorehs Mirela, zakonisht flasim për infeksione të jashtme dhe të brendshme...

Jemi duke folur për infeksione të rrugëve të brendshme, ndërsa të jashtme nënkuptohet vetëm lëkura. Ankesat në lëkurë mund të jenë të jashtme, por gjithmonë e shoqërojnë ca infeksione të brendshme. Infeksionet e vaginës dhe qafës së mitrës janë infeksione të brendshme, në momentin që ka infeksion në qafën e mitrës atëherë ajo jep edhe efekte të jashtme (si kruajtje) dhe shqetësuese, por gjithmonë burimi i tyre është në brendësi.



A mund të ngatërrohen infeksionet gjinekologjike me problemet në lëkurë?

Në pamje të parë mundet, por menjëherë pasi ikën te gjinekologu, ai e kupton nëse është infeksion gjinekologjik apo pacienti duhet t’i drejtohet dermatologut. Nëse janë vetëm probleme të jashtme janë probleme dermatologjike e kundërta ndodh nëse burimi i infeksionit është i brendshëm.



Cila grupmoshë shfaq më shumë probleme?

Sigurisht që grupmosha që ka një jetë aktive seksuale, duke filluar që nga 18-19 vjeç e deri tek nënat që mund të jenë gati për shtatzëni të dytë. Ndërsa mosha mbi 50 vjeç problemet që ka dhe infeksionet shpesh kanë lidhje me ndryshimet hormonale.



Femrat a janë të kujdesshme për shëndetin e tyre? A vizitohen vazhdimisht?

Po kujdesen. Krahasuar me vite më parë ka përmirësime të dukshme. Tashmë nuk është tabu dhe ato nuk vinë me frikë apo ndrojtje të gjinekologu. Pas ekzaminimit, analiza laboratorike dhe vizita gjinekologjike përcaktojnë mjekimin për secilin rast.



Ka nga ato femra që akoma i drejtohen farmacistit për problemet e tyre?

Ka raste që pacientët përpara se të vinë tek ne i janë drejtuar një herë farmacistit, kanë ndjekur udhëzimet e tij dhe pasi kanë parë që nuk janë përmirësuar vinë tek specialisti, gjinekologu. Mjekimi që marrin nuk është mbështetur në diagnozë dhe detyrimisht që nuk mund të japë efektet që pacienti pret. Është shenjë e mirë fakti që është interesuar për shëndetin e tij, por nuk i është drejtuar personit përgjegjës. Kjo është negative, rruga që kanë ndjekur nuk është e drejtë për shëndetin e tyre.



Pra kjo ka efekte negative?

Çdo gjë që bëhet duhet bërë mirë, aq më tepër kur flasim për shëndetin, kur bëhen mirë japin rezultate pozitive. Efekti i tyre bën që brenda javë apo brenda 10 ditësh çdo gjë normalizohet dhe pacienti ndjen shenjat e përmirësimit të shëndetit të tij.



Në këtë periudhë kohe a mund të flasim për një fluks vizitash?

Nëse flasim për pacientët e zakonshëm jo, është normal në çdo periudhë kohe, rutinë. Nëse flasim për ardhjen e studentëve pas fillimit të shkollave të larta nga ana e tyre kemi pasur shumë vizita, mund ta quajmë fluks.



Për çfarë ankohen studentët?

Pas një periudhe pushimesh ata i janë rikthye vrullshëm jetës së tyre. Ata rivendosin lidhjet dhe marrëdhëniet e tyre pas një periudhe kohe pushimesh, kjo bën që numrin e vizitave ne e gjejmë më të shtuar në këtë periudhë kohore. Te vajzat e reja në gjejmë më shumë infeksione virale. Ky është një lloj virusi që transmetohet te partneri, që do të thotë që se duhen mjekuar të dy, mjekimi duhet bërë në çift. Tek studentët një faktor që ndikon ndjeshëm është higjiena e ulët, pasi infeksionet merren në banjat e përbashkëta, në lokale etj. Studentët duhet të jenë shumë kujdesshëm për higjienën e tyre.



Nga se shkaktohen këto infeksione?

Kryesisht nga marrëdhëniet e pambrojtura. Tek moshat e reja ndodh për shkak të multi partneriteti që kanë. Të pavendosura për një lidhje fikse, duke kërkuar shokun e jetës... në marrëdhënie të tilla nuk bëjnë kujdes dhe nuk mbrohen. Të tilla marrëdhënie bëhen shkak për probleme madhore që mund të shfaqen më vonë, pas disa vitesh.



Çfarë do të thotë kjo?

Ka infeksione që nuk shfaqin asnjë ankesë, por me kalimin e kohës sa vjen dhe rëndohet dhe sa më vonë aq më e vështirë është për t’u shëruar. Prandaj dhe themi që duhen bërë kontrolle të vazhdueshme, qoftë edhe kur nuk ke asnjë shqetësim. Këto marrëdhënie të pambrojtura në moshën 18 vjeçare e lart bëjnë që pas dhjetë vjetësh nëse nuk je vizituar rregullisht, të ekzistojë mundësia për të pasur kancer në mitër. Kur kjo sëmundje kapet mund të jetë shumë vonë për t’u shëruar dhe detyrohemi të heqim mitrën duke i mohuar pacientes mundësinë për t’u bërë nënë. Çdo person që ka një jetë aktive seksuale duhet të bëjë vizitë gjinekologjike çdo gjashtë muaj. Pra kjo vizitë gjinekologjike duhet të bëhet një rutinë për çdo person në moshë riprodhuese.



Kjo do të thotë thjesht vajtja te gjinekologu?

Nuk po flasim për një vizitë të thjeshtë, konsultë. Por për marrjen e një pap-testi për ekzaminimin e qelizave të qafës së mitrës në mikroskop. Jo një mikroskop i thjeshtë por një mbjellje në laborator të posaçëm. Bërja e pap-testit rekomandohet një herë në vit. Më këto kontrolle ne mund të kapim një gjendje parakanceroze dhe me mjekim e përshtatshëm pacienti shërohet plotësisht, por e kundërta ndodh kur kanceri kapet me vonesë.


Vaksinat që bëjnë mrekulli

Në sajë të zbulimeve të vazhdueshme në shkencë dhe mjekësi, tashmë vaksinat janë në gjendje të parandalojnë kancerin e qafës së mitrës. Vaksinimi bëhet pothuajse në gjithë botën falas, ndërsa në Shqipëri jo. Vaksina konsiston në tre doza, por vetëm një dozë kushton 123 mijë lekë të vjetra. Vaksinimi mbron nga kanceri i mitrës duke i jep mundësinë trupit të mbrohet nga një infeksion pa qenë nevoja të kalojë sëmundjen. Këto vaksina ofrojnë mbrojtje ndaj 26 sëmundjeve infektive të rëndësishme, ato kanë mundësuar çrrënjosjen e lisë dhe kanë vënë në kontroll përhapjen e poliomielitit dhe fruthit.

Efikasiteti afat gjatë për vaksinën është i limituar. Në fakt në botë, janë kryer vetëm 2 studime rreth kohëzgjatjes së këtij efekti dhe kanë treguar se zgjat 3.5 dhe 5 vjet. Vaksina ka efikasitet më të mirë, sa më e vogël të jetë mosha e vajzave. Siguria e vaksinës përfshin dhe reaksionet në vendin e injektimit me dhimbje, skuqje, enjtje, e shumë rrallë pireni. Nuk janë parë të ketë efekte anësore në studime në kafshë për fertilitetin apo dhe dëmtime fetale. Kjo vaksinë klasifikohet nga FDA si e kategorisë B.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi