Infeksionet urinare, mjekimi dhe parandalimi i sëmundjes
Tue 15 May 2012 - 19:09
Dr. Benereta Hoxha / Mjeke Nefrologe
Kategoritë e më të rrezikuarve nga infeksionet urinare dhe mjekimi kësaj sëmundje janë në qendër të vëmendjes së shpjegimeve të mjekes nefrologe, Benereta Hoxha.
Të rrezikuarit
Te fëmijët e vegjël shkaku kryesor i infeksionit urinar janë reflukset veziko-urinar (rikthimi i urinës mbrapsht si një defekt i sfinkterit ureteral).
Të rrezikuarit
Duhet të dini se të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për tu prekur nga infeksionet e rrugëve surinare. Por sigurisht mund të flasim dhe për predispozicion. Kështu më të rrezikuar janë ata pacientë që kanë anomali të lindura të veshkës si polistoza renale, që kanë gur në aparatin urinar, anomali të kanaleve urinare (megauretar), ureter shumë të përdredhur. Por dhe njerëz me rezistencë të ulët sidomos ata që përdorin citostatikë, kortizonikë, pacientë me infeksione gjinekologjike, diabetikët numri të cilëve vjen në rritje. Në të njëjtën kohë dhe ndërhyrjet kirurgjikale që përdorin kateter, të paralizuarit që nuk arrijnë të bëjnë zbrazjen e fshikëzës, dhe personat që nuk tregohen shumë të kujdesshëm në higjenën personale. Infeksionet e rrugëve të poshtme janë më të shpeshta tek gratë se të burrat për arsye të vetë ndërtimit të uretrës (kanalit të jashtëm) që është më i shkurtër dhe më afër anusit (kanalit të jashtëqitjes).
Mjekimi
Mjekim bëhet sipas shkakut dhe duhet bërë nga mjeku sipas një urokulture (mbjellje të urinës) e të mos përdoren antibiotikë të ndryshëm të marrë pa rekomandimin e mjekut, i cili duhet të jetë i vetmi që të bëjë vlerësimin e rastit, të përcaktojë mjekimin dhe kohëzgjatjen e tij. Mjekimi pa kriter çon në kandidozë (myk) dhe dëmtim të mëlçisë apo rezistencë mikrobiale.
Faktorët favorizues
Ndërtimi anatomike – Afërsia e vrimës së jashtëqitjes, me organete e jashtme gjenitale (sidomos në femrat), favorizon kalimin e mikroorganizmave në rrugët urinare. Kapsllëku – Qëndrimi i gjatë i feçieve në zorrë (kapsllëku), ndihmon në shumëzimin e mikrobeve dhe kalimin e tyre me rrugë në sistemin urinar.
Qëndrimi i zgjatur i urinës në fshikëz – Zbrazia e plotë e fshikëzës së urinës dhe imuniteti specifik i mureve të brendëshme të saj përbëjnë faktorin kryesor mbrojtës. Sa herë që ky mekanizëm dëmtohet nga sëmundje ose pengesa ose mbajtja gjatë e urinës (fëmijët harrohen pas lodrave, kanë turp të shkojnë për të urinuar, në shkollë nuk ka banja të mjaftueshme apo të pastra etj), rritet mundësia e infeksioneve urinare.
Keqformimet e lindura ose të fituara
Aftësia mbrojtëse e organizmit dhe virulenca e shkaktarit (mjafton të përmendim infeksionet e marra në spitale, gjatë kateterizimeve, manipulimet në rrugët urinare etj janë një rugë infektimi. Bashkëveprimi midis shkaktarit dhe pritësit të infeksionit ka një rrol të rëndësishëm. Ai është studiuar mirë te E.Coli. Antigenet e tij O dhe K, prodhojnë toksina (më e njohura hemolizina) që ndikojnë në rritjen e virulencës së tij. Ndër faktorët që favorizojnë dëmtimin e veshkave është edhe mosha – Në fëmijët e vegjël mundësia e infeksioneve për të shkaktuar dëmtime të këtyre organeve është shumë më e madhe në krahasim me moshat e tjera.
Parandalimi
Parandalimi i sëmundjes mund të bëhet duke respektuar disa rregulla të cilat fillojnë me higjienën personale sepse çdo individ duhet të ketë higjienë shumë të mirë. Njerzit nuk duhet të mbajnë urinën, por të zbrazin fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar dhe të pihen sa më shumë lëngje pa gaz, të mos pihet alkool. Gjithashtu duhet që individi të mjekojë vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes, të luftojë e mjekojë drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti. Gjithashtu gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi