Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Djathi shkakton kancer të fshikës urinare Empty Djathi shkakton kancer të fshikës urinare

Thu 28 Apr 2011 - 4:21
Te personat që konsumojnë më shumë se 53 gramë djathë në ditë rreziku nga paraqitja e kancerit të fshikës urinare është për 50% më i madh, derisa sasitë më të vogla se kjo nuk paraqesin rrezik, thonë shkencëtarët britanikë.
Studimi i tyre ka përcjellë shprehitë ushqimore të 200 pacientëve me kancer të fshikës urinare, si dhe të 386 vullnetarëve.
Me këtë rast, janë marrë parasysh edhe faktorët e tjerë që mund ta rrisin, apo zvogëlojnë rrezikun nga kanceri, ku është parë se përdorimi i përditshëm i vajit të ullirit ndikon ndjeshëm në zvogëlimin e rrezikut nga paraqitja e kancerit.
Në anën tjetër, është parë se qumështi, peshqit, mishi i pulës, vezët dhe margarina nuk rrisin rrezikun nga paraqitja e këtij kanceri.
Gjatë dekadave të fundit njerëzit janë duke konsumuar gjithnjë e më shumë djathë, kështu që derisa në vitin 1997 njerëzit mesatarisht hanin 103 gramë djathë në javë, në vitin 2009 është vërejtur një rritje deri në 116 gramë djathë në javë. Rezultatet e studimit janë botuar në revistën “European Journal of Cancer”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi