Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Kanceri i gjirit, suksesi qëndron tek parandalimi  Empty Kanceri i gjirit, suksesi qëndron tek parandalimi

Fri 5 Oct 2012 - 12:04


Konsiderohet si vrasësi numër një i grave dhe shkaku më i madh i sëmundjeve të tyre. Cdo vit e më shumë po rritet numri i të prekurave nga sëmundja e kancerit të gjirit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë vëren se është ulur mosha e të prekurave.

Sipas kirurgut pranë Spitalit Amerikan, Burak Koza, 10% e grave në të gjithë botën preken nga ky lloj tumori: ”Kanceri i gjirit është kanceri më i përhapur tek gratë. Një në 10 gra në botë preket nga kjo sëmundje. Por alarmant është fakti se kjo përqindje po rritet. Në krye të listës së të prekurave janë femrat nga mosha 40 vjeç deri tek të 50-tat. Por kanceri i gjirit fillon të godasë që në moshën 25 vjeç deri në fund të jetës. Pra nuk do të thotë se nëse je shumë e re apo shumë e vjetër nuk mund të prekesh nga kanceri i gjirit. »

Edhe pse shifrat janë rritur në mënyrë të frikshme, numri i vdekjeve nuk korrespondon me këtë trend. Avancimi i shkencës, por edhe ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit e kanë shtuar listën e të mbijetuarave.

“Nëse diagnoza bëhet herët, pacientët mund të kurohen 100 përqind. Me aparaturat si mamografia, ekografia apo rezonanca manjetike e gjoksit, mund të kapet shumë herët kanceri dhe madje të shërohet komplet. Flasim për stadin e parë të sëmundjes. Në stade më të avancuara, gjithesesi pacientet nuk rrezikojnë jetën sikurse me tumoret e tjerë sepse ky lloj kanceri reagon shumë mirë nëse fillon ta trajtosh në kohë. Nëse një paciente vdes nga kanceri i gjirit do të thotë se ajo kurrë nuk ka shkuar tek mjeku, ajo kurrë nuk është trajtuar”, shton doktori.

Nëse gratë i frikësohen transformimit të fizikut kur preken nga ky kancer, kirurgu jep shpresa shumë të mira për ristrukturimin e gjoksit: “Nëse është pak i avancuar, nuk do të thote se mund të heqësh gjithë goksin. Hiqet masa tumorale dhe bëhet rikonstruktim i pjesës së dëmtuar. Por nëse sëmundja është e avancuar, atëherë duhet hequr gjithë gjoksi, por diferenca është thjesht çështje estetike.”

Tanimë mjekësia jep garanci të plotë se kanceri i gjirit nuk është më sëmundja që duhet të frikësoje gratë. Me pak përkushtim nga ana e tyre, ajo mund të parandalohet dhe trajtohet me sukses.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi