Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Stefanoviç: Zgjidhja për veriun e Kosovës jo e kënaqshme për Serbinë Empty Stefanoviç: Zgjidhja për veriun e Kosovës jo e kënaqshme për Serbinë

Mon 31 Oct 2011 - 14:11
Stefanoviç: Zgjidhja për veriun e Kosovës jo e kënaqshme për Serbinë Edita_tahiri12-300x218Shefi i ekipit negociator serb në dialogun me Kosovën, Borisllav Stefanovic ka thënë se së shpejti do të gjendet zgjidhja për krizën në veri, por ajo nuk do të jetë ideale dhe nuk do t’iu përgjigjet në tërësi synimeve dhe nevojave të Serbisë. Në një prononcim për mediat serbe, Stefanovic ka thënë se disa liderë politikë serb nga Kosova kanë probleme me “rishikimin e realitetit” dhe se këta liderë gjërat i shikojnë kryesisht nga pozita e interesave partiake. “Çdo zgjidhje e mirë për pozicionin e shtetit të Serbisë ka qenë e mundur deri më 9 qershor 1999. Pas kësaj ne veprojmë në domenin e asaj çka mundemi dhe jo të asaj se çfarë dëshirojmë”, ka thënë ai. Për më tepër, shefi i ekipit negociator serb ua ka bërë me dije kryetarëve paralelë se nuk mund të bëjnë kërkesa joreale, si ato për kthimin e procesit nën ombrellën e Këshillit të Sigurimit ose ndërprerjen e dialogut me Kosovën. “Është e qartë se kryetarët e komunave nuk mund të bëjnë kërkesa partiake dhe jo reale, sikur ato për kthimin e procesit nën ombrellën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ose që ushtria dhe policia të kthehen në Kosovë, ndërprerjen e dialogut me Prishtinën, dhe që marrëveshjet e arritura deri më tash të mos implementohen në veri të Kosovë”, ka thënë ai.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi