Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Thaçi takon Tafajn: Viti shkollor 2012- 2013 na gjen me abetare të përbashkët Empty Thaçi takon Tafajn: Viti shkollor 2012- 2013 na gjen me abetare të përbashkët

Mon 31 Oct 2011 - 14:13
Thaçi takon Tafajn: Viti shkollor 2012- 2013 na gjen me abetare të përbashkët Thaci-tafa-418x284Temë bosht e takimit mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe ministrit të Arsimit të Shqipërisë, Myqerem Tafaj ishin zhvillimet aktuale në Kosovë, bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e arsimit dhe thellimi i këtij bashkëpunimi.

Në takimin e sotëm, Kryeministri Thaçi prezantoi të arriturat e institucioneve të Kosovës, përkushtimet për përmbushjen e agjendës evropiane të integrimit, me theks të veçantë investimet e gjithanshme në arsim, të cilat, siç theksoi kryeministri Thaçi janë investime substanciale në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës.

Kryeministri Thaçi më tej ripotencoi se investimi në arsim vazhdon të jetë një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në këtë kuadër, fokus kryesor yni do të jetë avancimi përmbajtësor i proceseve të mësimdhënies, mësimnxënies, kurrikulumit dhe procesve tjera të rëndësishme, që nga niveli parashkollor deri tek ai universitar, si dhe investimet në infrastrukturën teknike në arsim, të gjitha këto sipas standardeve dhe kritereve evropiane – tha z.Thaçi.

Në takimin me ministrin shqiptar të Arsimit, kryeministri Thaçi vlerësoi lartë bashkëpunimin e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë në fushën e arsimit dhe theksoi se përvoja e Shqipërisë në zhvillimin e arsimit është një shembull i mirë dhe pozitiv.

Gjatë takimit mes kryeministrit Thaçi dhe ministrit Tafaj u bisedua edhe lidhur me Abetaren e përbashkët, për të cilën tashmë është formuar një grup punues i përbashkët i dy ministrive të arsimit dhe synohet nga të dyja shtetet që kjo Abetare të jetë e gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor 2012/2013.

Ministri i Arsimit i Republikës së Shqipërisë, Myqerem Tafaj falënderoi kryeministrin Thaçi për pritjen e përzemërt dhe për bashkëpunimin, që ka treguar Qeveria e Republikës së Kosovës me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë në fushën e arsimit.

Ministri Tafaj i vlerësoi me tone pozitive zhvillimet në arsimin kosovar dhe theksoi se vënia e arsimit ndër prioritetet kryesore nga ana e Qeverisë së Kosovës tregon më së miri për vizionin europian të institucioneve të Kosovës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi