Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

18-vjetori i vajzës së Tanit të “Top”-it bën bashkë Florin e Big Bastan Empty 18-vjetori i vajzës së Tanit të “Top”-it bën bashkë Florin e Big Bastan

Mon 31 Oct 2011 - 16:44
18-vjetori i vajzës së Tanit të “Top”-it bën bashkë Florin e Big Bastan Vjaza-tanitKa qenë një megaparty që Lori Hoxha, vajza e madhe e presidentit të ndjerë të “Top Channel”, Dritan Hoxha, ka organizuar në ambientet e “Diesel Hall” në Tiranë, për të festuar 18-vjetorin e ditëlindjes së saj.
Në darkën gjithë klas, përveç shoqërisë së saj, ishte i ftuar dhe një staf i zgjedhur nga “Top Channel”, dhe po ashtu këngëtarët e saj të preferuar, mes të cilëve Dafina Zeqiri, Big Basta, Flori Mumajesi, Tuna Sejdiu etj.
Ajo ka bërë bashkë për herë të parë, pas divorcit të tyre artistik, dy këngëtarët e saj të preferuar, Flori Mumajesin dhe Big Bastën. Lori ka shprehur gjithmonë konsideratën për këta këngëtarë, dhe ndaj ka menduar t’i ketë të dy bashkë në ditëlindjen e saj, edhe pse ata nuk bashkëpunojmë mes tyre si dikur.
Big Basta ka hapur party-n me këngën e tij të re “Bounce with dhe star”, ndërsa festa ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit, me debutimin e këngëtarëve e tjerë, duke i dhënë mbrëmjes notat e një koncerti festiv. Ndërkohë, në një ekran të madh në “Diesel hall” shfaqeshin imazhet e një makine Lamborgini të bardhë, dhuratë nga nëna e saj, Vjollca Hoxha.
E në këtë mbrëmje, Lori, tashmë një studente e vitit të parë në Tiranë, ka marrë shumë dhurata nga të gjithë të ftuarit në mbrëmjen që i dedikohej dhe kalimit të saj në moshën e maturisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi