Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mc. Kresha & Lyrical Son ironizojnë Florin me këngën “Fuck tallava” Empty Mc. Kresha & Lyrical Son ironizojnë Florin me këngën “Fuck tallava”

Sun 28 Aug 2011 - 20:56
Mc. Kresha & Lyrical Son ironizojnë Florin me këngën “Fuck tallava” Lyricalson-mckresha-300x200
Mc Kresha (Kreshniku) dhe Lyrical Son (Festimi) kanë promovuar para një jave në Prishtinë (Kosovë), albumin e tyre, ku një nga këngët e përfshira titullohet “Fuck tallava”.

Fansat kanë aluduar se kënga është një ironi ndaj Flori Mumajesit, i cili përveç këngës së tij me titull “Tallava”, me të cilën konkurroi në “Top Fest”, e ka lëvruar këtë muzikë, gjithashtu për krijimet nga këngëtarë të tjerë.

Kënga “Fuck tallava” është një nga realizimet më të pëlqyera të albumit me titull “Për inat t’njoni-tjetrit”, që gjendet edhë në Youtube. Në vargjet e këngës “Fuck tallava” thuhet “unë s’e kom familjen, m’u mar me tjetër muzikë, që s’ka lidhje me rep”…, duke dhënë idenë se ata nuk bëjnë ironi thjesht me muzikën «tallava», por dhe me këngëtarët që ndryshojnë stil në muzikë për më shumë para.

Reperi i njohur kosovar, Mc Kresha, para disa muajsh ishte pjesë e një reality me VIP-a, “Vip shpija” në Kosovë, ku bëri për vete edhe më shumë fansa për karakterin e tij të një djali interesant, siç e përkufizuan dhe konkurrentët e tjerë VIP në këtë lojë. Aq shumë u pëlqye MC Kresha, sa deri në fund të lojës të gjithë prisnin të ishte ai fituesi i lojës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi