Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

DJ Sabb hyn në skenën botërore Empty DJ Sabb hyn në skenën botërore

Mon 31 Oct 2011 - 19:23
DJ Sabb hyn në skenën botërore Saba-300x175Miami, Los Angeles, Boston, Washington e New York janë disa nga qytetet amerikane në të cilat DJ dhe producenti i nga Prishtina, Sabb do të performojë gjatë nëntorit dhe dhjetorit të këtij viti.
Producenti i cili ka një shtëpi diskografike të njohur “Sk Supreme Records” e që ka bashkëpunuar me shumë muzikantë e producentë nga e gjithë bota ka thënë se deri më tani ka tetë data të konfirmuara.
“Është turneu i dytë në Amerikë, por kësaj radhe kam angazhuar menaxhmentin që t’i aranzhoj datat e mia dhe jam i lumtur që rikthehem në Amerikë, por kësaj radhe me shumë data dhe me shumë klube të njohura“, ka thënë Sabb.
Krijimet e tij më herët ishin luajtur nga Dj të njohur botërorë, si:
Richie Hawtin, Marco Carola, John Digweed, Loco Dice, Mark Knight, Chris Lake e Steve Bug. Stacioni i parë për Sabb do të jetë Houston në Texas përkatësisht më 12 nëntor, për të vazhduar më pas në Miami e në shumë vende të tjera. Stacioni i fundit për këtë turne do të jetë në Milwaukee më 17 dhjetor.
Krejt ky turne ka ardhur pasi ai ka bashkëpunuar me shumë artistë të njohur, si: Chris Lake, Maetrik a.k.a Maceo Plex, Kaiserdisco e Saeed Younan.
“Së shpejti pres që në të ardhmen të bëhem pjesë e disa projekteve, si: Paco Osuna, Loko Hermanez, Alex Dolby e Ronan Portela që do të jenë projekte të mëdha”, ka thënë Sabb.
Deri më tani DJ dhe producenti kosovar ka lansuar shtatë produksione me artistët Oliver Moldan, Acumen, Lokoe e Patrick M., ndërkohë që është bërë i njohur me suksesin e tij “Ballkanika”, një përzierje e muzikës hause me atë shqiptare. Suksesi i kësaj këngë ka rezultuar me 5 mijë kopje të shitura në mënyrë digjitale dhe një mijë CD.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi