Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Indiani jeton i lumtur me 39 gra, 86 fëmijë dhe 35 nipër e mbesa    Empty Familja e çuditshme, Ziona Chan ka 39 gra, 94 fëmijë dhe 33 nipër e mbesa

Fri 21 Oct 2011 - 13:13
Indiani jeton i lumtur me 39 gra, 86 fëmijë dhe 35 nipër e mbesa    Familja1
Keni rastin ndoshta të takoni familjen më të madhe në botë. Nëse nuk jeni i kënaqur me hapësirën tuaj në shtëpi atëherë duhet të lexoni pak më shumë për Ziona Chana. Ai ka 39 gra, 94 fëmijë, dhe 33 nipër e mbesa që jetojnë në të njëjtin ambient. Shtëpia e tyre numëron plot 100 dhoma, katër kate dhe ndodhet në fshatin Baktaëng, Mizoram të Indisë. “Unë e ndjej vetëm shumë me fat që jam burrë i 39 grave dhe që jam kryetar i familjes më të madhe në botë”, thotë Chana. Mënyra se si funksionon familja është një disiplinë ushtarake ku gruaja më e vjetër e Chanas, Zathiangi e moshës 69 vjeçe bën “ligjin” për gratë e tjera pasi u përcakton axhendën e ditës, kush do lajë e kush do pastrojë.
Indiani jeton i lumtur me 39 gra, 86 fëmijë dhe 35 nipër e mbesa    Article-1358654-0D434692000005DC-733_964x557Indiani jeton i lumtur me 39 gra, 86 fëmijë dhe 35 nipër e mbesa    Article-1358654-0D434934000005DC-157_964x617
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Indiani jeton i lumtur me 39 gra, 86 fëmijë dhe 35 nipër e mbesa    Empty Re: Indiani jeton i lumtur me 39 gra, 86 fëmijë dhe 35 nipër e mbesa

Thu 27 Oct 2011 - 10:26
hahaha bravo kurajo qe paska burri botes grrrr
avatar
Luna
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11704
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Iη sυηsεт
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/10/2010

Indiani jeton i lumtur me 39 gra, 86 fëmijë dhe 35 nipër e mbesa    Empty Indiani jeton i lumtur me 39 gra, 86 fëmijë dhe 35 nipër e mbesa

Tue 1 Nov 2011 - 13:37
Indiani jeton i lumtur me 39 gra, 86 fëmijë dhe 35 nipër e mbesa    F.1101101013772_m

Të hënën bota edhe zyrtarisht u bë me 7 miliardë banorë. Ekspertët nga mbarë bota tërheqin vërejtjen për mbipopullimin e planetit, por për familjen e Zionëve – njëra ndër familjet më të mëdha në botë kjo nuk paraqet fare problem.

“Nuk më intereson për mbipopullimin në Indi. Besoj se Zoti na ka falë që të kemi familje të mëdha. Të lindurit në këtë familje nuk dëshirojnë të heqin dorë nga kjo traditë dhe kështu vazhdojmë të rritemi e të rritemi,” thotë Ziona me një buzëqeshje në fytyrë.

Ziona ka 39 gra, 86 fëmijë dhe 35 nipër e mbesa. Babai i tij kishte themeluar sektin e krishterë në Baktwanga i cili promovon poligaminë si vullnet i zotit. “Kurrë nuk kam dashur të martohem por kështu deshi Zoti”, tha Ziona. Të gjithë 160 anëtarët e familjes jetojnë në një shtëpi katër katesh të ndërtuar në maje të fshatit në verilindje të shtetit indian Mizoram, i cili ka dy milionë banorë dhe ku kërkohet leje speciale për tu futur brenda, shkruan CNN.

Shtëpia e Zionas ka 22 dhoma gjumi. Dhoma kryesore është një sallë e madhe ku familja zien, ushqehet dhe lutet. Nëpër dhomat e gjumit gjenden deri në 20 shtretër të ndarë nga njëri tjetri vetëm me disa centimetra. Fëmijët flenë me nënat e tyre, të cilat e vizitojnë 69 vjeçarin Ziona me radhë. “Ne nuk jemi të diskriminuara, trajtohemi njëjtë”, tha gruaja e pestë Taangi.

Gruaja më e vjetër e Zionas është 70 vjeçare. Ndërsa më e reja 31 vjeçare. Zathiangi organizon punën në kuzhinë në të cilën, besoni ose jo, nuk ka mospajtime ose zhurmë. Derisa disa gra gatuajnë, të tjerat përgatisin tavolinën, ndërsa të tjerat shërbejnë dhe pastrojnë. “Ziejmë deri në 25 kilogramë oriz dhe 40 kilogramë patate çdo ditë”, thotë Twangi. Familja han mish tri herë në javë dhe për këtë ata therin 30 pula dhe një derr secilën herë. Të 39 gratë janë aq mirë të organizuara sa që përgatisin ushqimin vetëm për një orë.

Normal atyre u ndihmojnë edhe fëmijët. Fëmijët gjashtëvjeçarë janë bërë ekspert në heqjen e puplave të pulave të therura. Ziona ka hapur edhe një shkollë për fëmijët e komunitetit. Edhe pse mësohet sipas plan programit të Qeverisë Indiane, Ziona megjithatë ka futur edhe disa ligjërata shtesë. Familja më e madhe në botë nuk është regjistruar në librin e rekordeve Guinness vetëm sepse Ziona nuk dëshiron publicitet
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Indiani jeton i lumtur me 39 gra, 86 fëmijë dhe 35 nipër e mbesa    Empty Re: Indiani jeton i lumtur me 39 gra, 86 fëmijë dhe 35 nipër e mbesa

Thu 3 Nov 2011 - 15:51
dy temat bashkohen
Sponsored content

Indiani jeton i lumtur me 39 gra, 86 fëmijë dhe 35 nipër e mbesa    Empty Re: Indiani jeton i lumtur me 39 gra, 86 fëmijë dhe 35 nipër e mbesa

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi