Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Indiani 94-vjeçar bëhet baba Empty Indiani 94-vjeçar bëhet baba

Wed 29 Dec 2010 - 21:45
Një 94-vjeçar është shndërruar në babain më të moshuar të botës, pasi bashkëshortja e tij 52-vjeçare lindi një djalë gjatë muajit të fundit.Në lajmin e raportuar nga e përditshmja rozë “The Sun”, çifti e konsideronte fëmijën si një dhuratë nga Zoti, pasi askush nuk besonte më se mund të bëheshin përsëri prindër.Ramajit Raghav, një fermer që fiton vetëm 60 euro në muaj, deklaroi: “Jam shumë i lumtur që jam shndërruar në babain më të moshuar në botë. Jam një adhurues i madh i Zotit Shiva. I lutem çdo ditë, prandaj ky djalë është dhuratë e tij”.Babai krenar, i cili i ri ka qenë një mundës, beson se aftësia e tij e lartë seksuale deri në këtë moshë i detyrohet dietës me shumë kalori që ka bërë gjatë jetës.”Ha çdo ditë gjysëm kilogram dhjathë, gjysmë kilogram gjalp dhe pi nga tre litra qumësht”, shtoi 94-vjeçari. “Vizitova një herë një mjek në fshat. Ai më dha disa pilula, por i flaka tej. Nuk kam patur ndonjëherë nevojë për mjekime në jetën time”.I pyetur nëse ishte i shqetësuar për të ardhmen e djalit, Ramajit theksoi se edhe pas dhjetë vitesh do të jetë duke luajtur me të në oborr. “Asgjë nuk do t’i ndodhë djalit tim, sepse unë do të vdes vetëm nëse një gjarpër i zi do të më kafshojë dhe kjo nuk ka për të ndodhur. Pas dhjetë vitesh, do të kem të njëjtën forcë që do të ketë edhe im bir”.Titulli i babait më të moshuar, deri tani i takonte një tjetër indiani, Nanu Ram Jogi, i cili u bë prind në moshën 90-vjeçare në vitin 2007.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi