Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Indiani që theu rekordin e tij, sërish baba në moshën 96-vjeçare Empty Indiani që theu rekordin e tij, sërish baba në moshën 96-vjeçare

Tue 16 Oct 2012 - 16:40
Indiani që theu rekordin e tij, sërish baba në moshën 96-vjeçare Ramajit-Raghav-babai-me-i-vjeter-320x241

Ramajit Raghav, një fshatar indian nga Haryana, ka arritur të thyejë rekordin që ai vetë kishte vendosur 2 vjet të shkuara, duke u ribërë babai më i vjetër në botë në moshën 96-vjeçare. Burri, që jeton në fshatin Kharlhoda, kishte tërhequr vëmendjen e mediave botore në vitin 2010, kur kishte njoftuar se ishte babai i fëmijë së tij të parë ( në atë kohë ishte 94 vjeç).
Lajmi kishte arritur të thyente rekordin e vënë nga një tjetër indian, i cili në vitin 2007, në moshën 90-vjeçare ishte bërë baba për herë të 21-t.
Bashkëshortja e 96-vjeçarit është 52 vjeçe dhe e lindi djalin e dytë që është plotësisht i shëndetshëm, më 5 tetor. Pas fëmijës së dytë, babai i rekordeve ka vendosur të ndalojë këtu dhe të mos ketë më fëmijë, ndërsa formën e tij të mirë fizike ia atribuon regjimit të rregullt të përditshëm dhe ushqimit natyral, duke qenë se është vegjetarian dhe ushqehet vetëm me bulmet dhe perime të freskëta.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi