Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Burri më i gjatë në botë bëhet baba Empty Burri më i gjatë në botë bëhet baba

Fri 20 Apr 2012 - 3:20
Burri më i gjatë në botë bëhet baba Burri-me-i-gjate-ne-boteMongolezi 2.4 metra, i njohur në gjithë botën, bëhet baba pas martesës, korrikun e kaluar. “Do t’i mësoj djalit të jetë punëtor dhe i sjellshëm”
Burri më i gjatë në botë është bërë baba. Në një intervistë ekskluzive, mallëngjyese për “The Sun”, burri me gjatësinë 233.52 centimetër, Bao Xishun, zbulon se sa shumë do të thotë për të lindja e djalit të tij, Tianyou.
58-vjeçari thotë: “Unë kam ëndërruar të bëhem baba, të mbaj fëmijë në krahët e mi. Ishte një moment i mrekullueshëm, shumë prekës. U ndjeva shumë i lumtur”.

Tianyou ishte një fëmijë normal, afërsisht 50 centimetër i gjatë, kur lindi muajin e kaluar. Babai i tij nuk ka shqetësime rreth gjatësisë së djalit në të ardhmen. Bao thotë: “Edhe në qoftë se djali im do të bëhet aq i gjatë sa unë, me dietën e duhur, jam i sigurt që do të jetë i fortë dhe i shëndetshëm”.
Thyerja e rekordeve të lartësisë së Baos, ia ka bërë të vështirë lëvizjen, si rezultat i nervave të dëmtuara në këmbët e tij. Por, ai është përpjekur që ta ndihmojë gruan e tij, Xia Shujuan, 29-vjeçaren, e cila është 165, 84 centimetër e gjatë. Ai thotë: “Unë çohem në mes të natës nga gjumi për të ndihmuar gruan, gjithashtu punoj shumë që të ruaj para për të ardhmen e djalit tim”.

Bao, i cili ka luajtur basketboll në ushtri, përpara se ai të bëhej kaq i ngathët, ka shumë shpresa për djalin e tij. Ai do që Tianyou të rritet dhe të bëhet, të paktën, 182 centimetër i gjatë, kështu ai mund të bëhet një basketbollist.
Përpara se të njihej si burri më i gjatë në botë nga Rekordet Botërore të Guinness-it, në 2005-n, Bao, rrallë dilte nga shtëpia.
Por, ai shpejt u bë i famshëm, duke udhëtuar nëpër botë dhe duke u shfaqur në televizion dhe reklama. Bao preku zemrat e të gjithë botës, kur ai zbuloi se pothuajse i ishte dorëzuar dashurisë. Më pas ai takoi Xian dhe ata u martuan korrikun e kaluar. Bao jeton në qytetin Chifeng:
“Jeta ime është afërsisht e kompletuar, ajo që uroj tani për tani, është që djali im të rritet dhe të bëhet një njeri i shëndetshëm. Shpresoj t’i mësoj atij disa leksione në jetë, të cilat janë të rëndësishme dhe këto janë: Të jesh punëtor dhe i sjellshëm. Shpresoj që gjatësia ime ta bëjë të kuptojë rëndësinë e të qenit mendje hapur. Duke më pranuar mua kështu si jam, ai do të mësojë të pranojë ndryshimet që ekzistojnë tek ne të gjithë”.
Gjithsesi, Bao pranon se roli i tij si prind nuk do të jetë aq i thjeshtë.
“Jam krenar, por i mërzitur, sepse ai nuk do të jetë në gjendje të arrijë dorën time dhe, për shkak të gjatësisë, unë nuk do jem në gjendje të vrapoj me të, të luaj me të. Por, megjithatë, unë jam i sigurt që ne do të gjejmë mënyra për t’ia kaluar këndshëm bashkë”.
Malwina
Malwina
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
<b>Postime</b> Postime : 2624
<b>Hobi</b> Hobi : nthg
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/07/2011

Burri më i gjatë në botë bëhet baba Empty Re: Burri më i gjatë në botë bëhet baba

Fri 20 Apr 2012 - 9:16
Burri më i gjatë në botë bëhet baba 569293 Burri më i gjatë në botë bëhet baba 569293
qfar diferece mes burri dhe gruas
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi