Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Balotelli bëhet baba Empty Balotelli bëhet baba

Thu 6 Dec 2012 - 18:34
Balotelli bëhet baba Fico-balo

Mediat gossip në Itali, njoftojnë se ish e dashura e futbollistit të Manchester City, lindi vajzë në qytetin e Napolit ditën e enjte më 6 dhjetor.

Të cituara nga mediat italiane, burime pranë vajzës së spektakleve thonë se çdo gjë shkoi me sukses, dhe si vajza ashtu edhe nëna e saj gëzojnë shëndet të plotë.

Lindja u krye në një klinikë të Napolit, qyteti i lindjes dhe vendbanimi aktual i Rafaella-s dhe Balotelli nuk ishte prezent për shkak të angazhimit të tij në kampionatin anglez me Manchester City.

Por kush e di, ndoshta 6 dhjetori do të jetë tatuazhi i radhës për Balotelli-n që bëhet baba për herë të parë. Futbollisti dhe bukuroshja napoletane qendruan për disa muaj bashkë. Ndarja mbërriti në muajt e verës dhe që prej asaj kohe, Fico ka braktisur Anglinë dhe jeton në Itali.

Thirrja e fundit e saj drejtuar Balotelli-t ishte për lidhje kurore, në të mirë të vajzës që solli në jetë. Megjithatë, në deklarata të mëhershme, Super-Mario është shprehur i dyzuar për atësinë e fëmijës dhe ka kërkuar analizat për të vërtetuar këtë fakt, kërkesë kjo që është pranuar ng Fico.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi