A është riciklimi përparësi në jetën tuaj?
Sat 20 Feb 2010 - 14:18
Një prej komponentëve të mbrojtjes së mjedisit është riciklimi i materialeve të përdorura nga njerëzit në jetën e tyre të përditshme: letra, materiale plastike, qelqi, alumini e metale të tjera. Në disa vende si Danimarka e Holanda në fushat e grumbullimit të plehrave përfundojnë vetëm rreth 10 përqind e mbeturinave shtëpiake, pjesa tjetër riciklohet. Vende riciklojnë më pak, Greqia hedh në plehra 91 për qind të mbetjeve të familjeve, ndërsa në Britani kjo shifër është rreth 81 për qind. Biznesin e riciklimit e zhvillojnë kompani private, por që punojnë nën një strategji të qeverive, që e inkurajojnë dhe e lehtësojnë këtë biznes. Por a është riciklimi thjesht një biznes fitimprurës për disa kompani, apo po bëhen përpjekje për të nxitur vetëdijen e njerëzve si riciklimi mund të shpëtojë mjedisin? A ka ndonjë strategji reciklimi nga autoritetet qendrore e vendore, a po punohet për rritjen e vetëdijes së qytetarëve, a ka bashkëpunim autoritete-kompani, autoritete-qytetar, a ofrohen lehtësime për të inkurajuar riciklimin? Qytetarë - a jeni të vetëdijshëm për rëndësinë e riciklimit, a kujdeseni ju në mikromjedisin tuaj të ricikloni? |
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi