Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kryeministri Grek, u dorëhoq? Apo Jo! Empty Kryeministri Grek, u dorëhoq? Apo Jo!

Thu 3 Nov 2011 - 17:28
Kryeministri Grek, u dorëhoq? Apo Jo! Kryeministri%20Grek%2C%20George%20Papandreu._2Jorgos Papandreu thuhet se do të jepte dorëheqjen brenda disa minutave, - sipas disa burimeve per BBC - por ne nje blog te saj Live thuhet gjithashtu se ai këmbëngul se nuk do te jape dorëheqjen.

Kryeministri Grek Jorgos Papandreu ka thënë se është i gatshëm të heqë dore nga referenduimi mbi marrëveshjen e propozuar të euro-zonës.

Ndërkohë, Presidenti Obama dhe udhëheqës të tjerë botës janë në Kanë sot për takimin e G20, që ehe një herë u përqendrua mbi rrëmujën në Greqi.

Liderët evropianë, të udhëhequr nga Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozy, ranë dakord në një takim të minutës së fundit se ata nuk do të lëshojnë këstin r ardhshëm te fondit të shpëtimit në Greqi deri sa te mbaroje referendumi i date 4 Dhjetor.

Nëse Greqia nuk merr fondin deri nga fillim të muajit të ardhshëm, ajo do të falimentoj - veren Los Angeles Times.

Ndërsa me pare, votimi ishte planifikuar të përqëndrohej në fondin e shpetimit i ciloi është gjeresisht jo-popullor ne mes te qytetarëve greke - me sa duket tani do të përqëndrohet në anëtarësimin në eurozonë në vetvete, një ndryshim që duket të jetë ndikuar nga Merkel dhe Sarkozy, - veren Wall Street Journal.

Kryeministri grek ka planifikuar një takim urgjent me kabinetin pasi Ministri i Financave Evangelos Venizelos i prishi marredheniet me të sot, duke pakesuar edhe me nje person shumicen e tij - veren Washington Post.

Burimet thonë se njoftimi mbi vendimin e tij do të vijë sa më shpejt të perfundoje takimi.

Por BBC njofton gjithashtu se TV shteteror grek ka deklaruar se Papandreu i ka thene pjesëmarrësve në takimin e kabinetit se ai nuk do te japë dorëheqjen. (...vijon)

(RevistaShtypi.al)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi