Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Kryeministri Berisha zemëron Turqinë Empty Kryeministri Berisha zemëron Turqinë

Sun 2 Dec 2012 - 17:18
Message reputation : 100% (1 vote)

Kryeministri Berisha zemëron Turqinë Berisha-erdogan

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk është përkulur ndaj presionit të Turqisë për të votuar pro anëtarësimit të Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Por Berisha ka zgjedhur të “dëgjojë” partnerit strategjik SHBA-të dhe jo vendin vëlla, siç e quan ai Turqinë. Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është përpjekur të bindë Berishën që të mos abstenojë për përmirësimin e statusit të Palestinës në OKB në mënyrë që të votojë pro, por nuk ia ka arritur, raporton gazeta turke “Hurriyet”. Ergodan u kishte thënë gazetarëve se ai personalisht u kishte telefonuar liderëve të vendeve që kishin ndërmend të abstenonin pavarësisht qëndrimit të tyre pozitiv të mëparshme sa i takon çështjes së Palestinës.
Kryeministri turk i ka cilësuar këto vende si frikacake duke thënë se në botë ka shumë të tilla. Shqipëria, vendi që Erdogan ka vënë në shënjestër të kritikave të tij, ndryshoi qëndrim “jo” në “abstenim”, pas presionit të madh të Ankarasë, por ka refuzuar të votojë “po”, raporton “Hurriyet”. Erdogan i ka bërë të qartë Berishës se vota abstenim është një votë kundër. “U kam thënë se kjo dëmton marrëdhëniet biletarale që ne kemi”, ka bërë të qartë Erdogan. Ambasadori i Palestinës në Tiranë, Issam Massalha reagoi lidhur me qëndrimin e Shqipërisë duke thënë se, “shpresonim që Shqipëria të radhitej me ata që votuan pro”, duke shtuar se, “nuk jemi të zhgënjyer nga pozicioni i Shqipërisë, populli mik shqiptar qëndron krah palestinezëve”.
Shqipëria ishte një nga 41 shtetet që abstenuan për rezolutën e Palestinës që përmirësonte statusin e saj në OKB. Ajo u reshtur krah vendeve të tjera të rajonit si: Bosnje Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Mali i Zi, Maqedonia, Sllovenia, Rumania etj. Zyrtarët në Jerusalem kanë shprehur keqardhje për votën pro të Gjermanisë, që zakonisht ka votuar për Izraelin në forumet ndërkombëtare ndërkohë janë shprehur të kënaqur për 41 vendet që abstenuan sidomos për Shqipërinë, që është një vend mysliman me të cilin Izraeli ka lidhur marrëdhënie vetëm vitet e fundit.
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Kryeministri Berisha zemëron Turqinë Empty Re: Kryeministri Berisha zemëron Turqinë

Sun 2 Dec 2012 - 19:58
Do te shohim si do te vazhdojn punet ..mendoj qe shteti yne ka gabuar ne ket ceshtje...
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Kryeministri Berisha zemëron Turqinë Empty Re: Kryeministri Berisha zemëron Turqinë

Sun 2 Dec 2012 - 20:01
Message reputation : 100% (1 vote)
o ku ka bere dicka te mire ky matuf gjate gjithe karieres se tije Kryeministri Berisha zemëron Turqinë 464622
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Kryeministri Berisha zemëron Turqinë Empty Re: Kryeministri Berisha zemëron Turqinë

Sun 2 Dec 2012 - 20:30
Issam Massalha: Nuk jemi të zhgënjyer nga pozicioni i Shqipërisë, populli mik shqiptar qëndron krah palestinezëve.
Sponsored content

Kryeministri Berisha zemëron Turqinë Empty Re: Kryeministri Berisha zemëron Turqinë

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi