Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

DEPUTETI NGJELA:KRYEMINISTRI SALI BERISHA TË VRET Empty DEPUTETI NGJELA:KRYEMINISTRI SALI BERISHA TË VRET

Wed 25 May 2011 - 12:56
Message reputation : 100% (2 votes)
» Deputeti Ngjela: Kryeministri Sali Berisha të vret

Shkruan: Tedi Blushi

Deputeti i pavarur Spartak Ngjela hedh akuza të ashpra ndaj kryeministrit shqiptar. Sipas avokatit ai është kërcënuar me vrasje nga Sali Berisha. Mesazhin kërcënues në adresë të tij Ngjela vendosi ta bëjë publik në fjalën e mbajtur gjatë diskutimeve të djeshme parlamentare, jashtë rendit të ditës. Sipas Ngjelës djali i kryeministrit është i përfshirë në trafikun e armëve dhe se “vrasja” e Trebickës është bërë për të trembur opinionin publik dhe dëshmitarët e tjerë.
HETIMET



TIRANË, 16.09.2008
Kryeministri Berisha ka kërcënuar me vrasje deputetin e pavarur, Spartak Ngjela. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Avokati, sipas të cilit shefi i qeverisë ia ka përcjellë këtë kërcënim nëpërmjet një sekseri. “Një spiun i Kryeministrit erdhi dhe më tha; 300 vetë ka Kryeministri që të vrasë kë të dojë, nuk pyes fare i thashë se ai i tjetri që kam goditur kur kam qenë 22 vjeç ka pasur 30 mijë”, - sqaroi Ngjela gjatë seancës së djeshme plenare. Mesazhin kërcënues në adresë të tij avokati vendosi ta bëjë publik në fjalën e mbajtur gjatë diskutimeve të djeshme parlamentare, jashtë rendit të ditës. Në seancën plenare të 22 korrikut 2008, Berisha do t’i kanosej me fjalor banal e poshtërues ligjvënësit socialist, Taulant Balla, vetëm sepse ky i fundit përmendi emrin e vajzës së Kryeministrit, Argita Malltezin. “Ta dish mirë se do të vras. Ti nuk shkel më i gjallë në këtë Parlament. Unë do të të vras”, - ishin këto fjalët kërcënuese me të cilat shefi i qeverisë paralajmëroi aso kohe deputetin e PS-së.
Vdekja e Trebickës
Në një fjalim shumë të ashpër, deputeti Spartak Ngjela kërkoi largimin e menjëhershëm të Kryeministrit Sali Berisha, të cilin e cilësoi “një njeri të karakterizuar si i lig nga natyra, i sëmurë nga mendja dhe i paaftë nga intelekti”. Ngjela tha se “asnjë tiran nuk largohet me vullnetin e tij, asnjë diktator nuk mund të lërë pushtetin që e mban në mënyrë kriminale dhe t’i thotë burgut hapu”. Avokati gjithashtu tha se për dëshmitarët, të cilët dinë shumë për korrupsionin e pushtetit, vetëm dy janë mundësitë kur ata vriten, ose gjendet autori i vërtetë i vrasjes ose nëse qeveria nuk gjen dot vrasësin, atëherë ata i ka vrarë vetë qeveria. Lidhur me vrasjen e biznesmenit shqiptaro-amerikan Kosta Trebicka, i cili denoncoi aferat korruptive te armëve, Ngjela u shpreh se “vrasja e Trebickës s’kishte më asnjë rëndësi për hetimin, pasi ai e ka bërë denoncimin e tij lidhur me këtë aferë. Vrasja e tij është bërë për të trembur opinionin publik dhe dëshmitarët e tjerë”. Madje sipas avokatit, me vdekjen e Trebickës ekzistojnë dyshime edhe për sigurinë e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. “A do të ishte i sigurt ish-ministri i Mbrojtjes nëse do të tregonte të vërtetën, nëse e ka filluar, kush do ta mbrojë atë, apo do të përfundojë edhe ai në një aksident automobilistik?”, - pyeti avokati në mënyrë retorike. Ai gjithashtu akuzoi drejtpërdrejt Kryeministrin dhe djalin e tij të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të armëve, duke pretenduar mandej ekzistencën e një filmimi nga autoritetet amerikane që e vërteton këtë pretendim. Ndërkohë, Spartak Ngjela është deputeti i dytë i kërcënuar nga shefi i qeverisë. Pak kohë më parë ai iu drejtua Taulant Ballës gjatë një seance parlamentare: Ta këpus kokën. Ngjela shtoi dje se në funksion të hetimit për aferën e armëve dhe tragjedinë e Gërdecit i ndjeri Trebicka nuk kishte ca zbulonte më. Prandaj sipas tij “nisur nga ky fakt, vrasja e tij nuk dëmton hetimin. Por atëherë, nëse është kryer, për c’arsye u krye? Përgjigjja është shumë e thjeshtë: Vetëm për të trembur ish-ministrin e Mbrojtjes që të mos deponojë”. Avokati në funksion të të njëjtit qëndrim pretendoi se kryeministri Berisha, të cilin preferoi ta cilësojë një tiran e ka kthyer, Shqipërinë sipas tij “në një Republikë kompani miqsh, shokësh e bashkëpunëtorësh hajdutë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi