Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kajo
Kajo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1050
<b>Hobi</b> Hobi : leximi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Kukës
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 06/01/2011

SALI BERISHA KY DHUNUES I DEMOKRACISË SHQIPTARE Empty SALI BERISHA KY DHUNUES I DEMOKRACISË SHQIPTARE

Wed 25 May 2011 - 12:59
» Sali Berisha ky dhunues i demokracisë shqiptare

Bashkim Hoxhaj, Prizren

Lajmi për tentim-mbylljen e gazetës Tema nga qeveria shqiptare, përkatësisht nga kryeministri Sali Berisha, nuk përbën diçka të re për demokracinë ende të brishtë shqiptare. Ky informacion, vërtetë tejet shqetësues, teorikisht i pa besueshëm, praktikisht i vërtetë. Është vazhdim i vijës antidemokratike e antipluraliste, kundra fjalës së lirën nga përhapësi i frymës intolerante dhe perverse të politikës së Sali Berishës. Për zbatuesin, aplikuesin, përhapësin e antivlerave demokratike, Sali Berisha, e vërteta është armik, ajo pengon, ajo vret. Fjala e lirë aq shumë e proklamuar tash synohet të mbytet. Sepse ajo po thotë diçka, ajo po informon. Njeriu i superskandaleve që aktualisht mban postin kryeministror në Shqipëri, me kohë ka dhënë sinjalet e ngufatjes së vlerave më elementare të demokracisë në vend.
Mënyra e daljes së tij në skenën politike shqiptare, për mua personalisht ka ngritur dhe akoma vazhdon të ngrejë pikëpyetje të mëdha. Ai njeri, ai politikan, ai lider... ka një mision. Misionet e tija tanimë veç janë bërë shumë herë të njohura për opinionin shqiptarë e më gjerë. Që nga shkatërrimet e mëdha të fillimit të viteve të 90-ta; burgosjet e opozitarëve; rrahjeve të gazetarëve; tolerimi e ndoshta ortakëria në skemave piramidale, që rezultuan me djegien e shtetit dhe humbjes së mijëra jetëve njerëzore; tentim-shkatërrimet e gjyqësorit; tentim-mbyllje gojësh opozitare dhe mediale, qeverisjet despotike, etj... kanë një emër, ato kanë një adresë, Sali Berisha quhen. Orvatjet e fundit për ta mbyllë gazetën “Tema”,vetëm për faktin se kjo gazetë, editori i saj gazetari i njohur Mero Baze, kanë publikuar aferat korruptive të Sali Berishës dhe familjes së tij në bashkëpunim me serbin e Bosnjës Damir Fazlliç, s’janë gjë tjetër përpos orvatje për ta mbuluar korrupsionin e tij. Të tentohet të mbytet fjala e lirë që mos merren vesh skandalet kriminalo-korruptive të një matrapazi i quajtur Damir Fazlliç, këtij serbi dhe antishqiptari, jo vetëm që na bëjnë të dyshojmë në Sali Berishën për lidhjet e tija me krimin e organizuar politik dhe ekonomik, por edhe për lidhjet e mundshme me qarqe që synojnë minimin e mëtutjeshëm të perspektivës së shqiptarëve në mbarë Ballkanin.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

SALI BERISHA KY DHUNUES I DEMOKRACISË SHQIPTARE Empty Re: SALI BERISHA KY DHUNUES I DEMOKRACISË SHQIPTARE

Wed 25 May 2011 - 13:06
ky eshte kryeministri i shqipris nuk kemi c bejm
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi