Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Si ta largoni mërzinë dhe zemërimin Empty Si ta largoni mërzinë dhe zemërimin

Thu 3 Nov 2011 - 23:50
Përkufizojeni problemin
Përqendrohuni dhe emërtoni ndjenjat e sakta të cilat ju mundojnë. Shkruajeni këtë në letër, sikur edhe problemin në zgjidhjen e të cilit do të punoni. Ky mund të jetë ndonjë takim, ndonjë provim, kontroll te mjeku, ndjenjë e mërzisë, zemërimit, dhembje etj.Vlerësojeni rëndësinë e problemitNë një shkallë prej 1 deri në 10 vlerësojeni intensitetin e problemit tuaj, e më pas përshkruani atë që ndieni. Nëse bëhet fjalë për dhembje, atëherë shpjegoni se në cilën pjesë të trupit e ndjeni atë gjë dhe si e ndjeni atë. Evitoni ndjenjat të cilat i keni vlerësuar me 9 apo 10, sepse ky është vetëm një ushtrim.Filloni me goditje të lehta në dorëGoditni me majat e gishtave të një dore në pikën e dorës tjetër. Në të njëjtën kohë, thoni me zë: edhe pse e ndjej këtë dhembje, zemërim, frikë, brengë, mërzi… thellësisht dhe në tërësi pranoj veten time.Përsëriteni këtë fjali tri herë dhe gjatë tërë kohës bëni goditje me dorë.

Kaloni në fytyrë
Me majat e gishtit të dytë, atij të tretë dhe të katërt, goditni fort nga këndi i brendshëm i vetullave, e deri te nënsqetulla. Duhet të goditni shtatë herë në çdo pikë. Në të njëjtën kohë e thoni të njëjtën fjali sikur edhe në ushtrimin paraprak.

Si ndiheni pas këtij ushtrimi
Pasi të keni përfunduar, vlerësojeni përsëri problemin tuaj nga 1 deri 10. Shkruajeni atë numër krahas vlerësimit të parë dhe, nëse keni ndonjë koment, shkruajeni po ashtu.
zakonisht intensiteti i ndjenjave fillestare vjen duke u dobësuar. Edhe vetë ndjenja mund të ndryshojë. Mërzia mund të kalojë në zemërim, zemërimi në nervozë, etj.
Nëse problemi ka mbetur i njëjtë, apo ka pësuar rënie në intensitet, por nuk është larguar, atëherë përsëriteni ushtrimin edhe një herë. Qëllimi është që të arrini deri te vlerësimi 0. Çdo herë shkruani rezultatet e reja.
Nëse dhembja dhe emocionet kthehen, kjo dmth se problemi juaj tejkalon nivelin e këtij ushtrimi, prandaj mos hezitoni që të kërkoni ndihmë profesionale.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi