Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Ja si largoni stresin në punë... Empty Ja si largoni stresin në punë...

Thu 19 Jul 2012 - 19:32
Ja si largoni stresin në punë... 56631TIRANE -
Fillimi i javës mund t’iu gjejë të lodhur e të stresuar. Ideja që do të
riktheheni mes rrëmujës së zyrës, zhurmave dhe urdhrave, ju bën që të
mos dëshironi asgjë më shumë se ngrohtësinë e shtratit tuaj. E
rëndësishme është që të shmangni stresin dhe të ndiqni disa këshilla të
ekspertëve.

Rregulli kryesor është të evitoni parregullsinë në
tavolinën tuaj të punës. E dobishme do të ishte të kishit gjithmonë
diçka të kuqe, ngjyrë e energjisë.
Së dyti është mirë që të
shkëputeni çdo një orë, pesë minuta nga puna. Kjo do t’ju ndihmojë që të
rinisni gjithçka me më shumë energji.

Ndiqni disa rregulla
shumë të thjeshta për të luftuar atë që ekspertët kanë filluar ta
klasifikojnë si një sindromë të vërtetë. Dhe shfaqja e stresit mund të
sjellë edhe probleme të tjera shëndetësore dhe psikologjike.

Simptomat
janë disa, duke filluar nga dhimbja e kokës, dhimbja e mesit, në lodhje
kronike dhe për shumicën vuajtja nga klaustrofobia. Shkaktarët janë të
shumtë, duke filluar që nga gjendja psikologjike, punë e rëndë deri te
marrëdhëniet e tendosura me kolegët.

Ekspertët japin disa këshilla.
1-
Kujdesuni për zyrën apo për vendin e punës si për dhomën tuaj të
gjumit. Të dobishme do të ishin vazot me lule ngjyrë të kuqe, e cila
është shumë energjike.
2- Krijoni marrëdhënie të mira me kolegët dhe
me shefat. Mundohuni të flisni ngadalë dhe më pak, në të kundërt do të
krijoni shumë antipati në ambientin e punës.
3- Mësoni artin e
“shkëputjes”: t’i lejosh vetes pesë minuta pushim pas çdo një ore pune,
kjo do t’ju ndihmojë shumë që të refreskoni trurin dhe të rinisni punën
me më shumë energji. Të bësh një shëtitje, një telefonatë ndonjë shoku
apo shoqeje, të dëgjoni pak muzikë etj. Dobia e pushimit mes punës është
vërtetuar nga shumë studime në këtë fushë.
4- Mësohuni të thoni Jo,
nuk bëhet fjalë që të refuzoni të punoni, por nëse keni shumë punë,
duhet të vendosni se cilat gjëra janë primare.
5- Duhet të lëvizni
shumë shpesh, në mënyrë që të mos rrini për shumë kohë në të njëjtin
pozicion. Kjo do t’ju shkaktonte probleme me tendosjen e muskujve dhe me
qarkullimin e gjakut. Bëni pak sport, shtrini qafën, këmbët dhe pas
punës mësohuni të dilni dhe të argëtoheni me aktivitete që përfshijnë
edhe fizikun.
6- Mësoni të qeshni dhe të bëni shaka në punë. Tregoni ndonjë barcaletë, dërgoni dhe merrni e-mail nga shokët tuaj.
7-
Duhet të mendoheni përpara se të thoni diçka të rëndësishme që mund të
ofendojë një nga kolegët tuaj. Kur ndodheni në situatë të sikletshme,
arma më e mirë është heshtja.
8- Nëse nuk keni një lloj veshjeje të
përcaktuar nga vendi i punës, të veshësh rroba të rehatshme do t’ju
ndihmonte shumë. Nuk është e thënë që të rrini tërë kohës të krekosur,
apo dhe në majë të takave, kjo do t’ju shkaktonte shumë siklete.
9- Gjatë punës tuaj mundohuni të bëni dhe ndonjë punë të lehtë fizike, kjo do t’ju ndihmojë që të mbani trupin tuaj në formë.
10-
Mbani gjithnjë një krem për duart, për të bërë një masazh të thjeshtë.
Do të shikoni se do të ndjeheni shumë më të lehtësuar.

(er.nu/dukagjini/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi