Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kriza ekonomike, ka rritur stresin në punë Empty Kriza ekonomike, ka rritur stresin në punë

Wed 11 Apr 2012 - 19:46
Stresi në punë është një shqetësim për pjesën më të madhe të fuqisë punëtore në Europë. Këtë gjë tregon një sondazh i organizuar nga Ipsos MORI në emër të Agjencisë Europiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (EU-OSHA).Në sondazh janë pyetur rreth 35 000 persona në 36 shtete europiane mbi çështjet e lidhura me vendet e punës, përfshirë stresin dhe rëndësinë e shëndetit dhe sigurinë.
Tetë të dhjetat e popullsisë aktive për punë nëpër të gjithë Europën mendojnë se numri i njerëzve që vuajnë nga stresi në vendin e punës do të rritet (80%), nga të cilët 52% presin që ky numër të rritet ‘shumë’.“Kriza financiare dhe bota e punës gjithmonë në ndryshim po i shton kërkesat mbi njerëzit e punësuar. Kështu, nuk është çudi se stresi në vendin e punës është gjithmonë në plan të parë në mendjet e njerëzve,” thotë Dr Christa Sedlatschek, Drejtoreshë e kompanisë së sondazheve EU-OSHA.Anketimin është shtrirë në gjithë Evropën, përfshi dhe Shqipëria, ku u anketuan 1306 persona. Nga ky sondazh rezultoi se gjysma e shqiptarëve (51%) janë të bindur se shqetësimet e tyre lidhur me sigurinë dhe shëndetin në punë do të gjenin zgjidhje nga eproret e tyre.

Shqiptarët bien dakord se është e nevojshme marrja e masave të duhura për sa i përket shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës për të patur një rritje të konkurrencës ekonomike të vendit. 90% e të intervistuarve pajtohen me këtë. /F.S/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi