Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

BB: Shqipërinë e pret kriza ekonomike Empty BB: Shqipërinë e pret kriza ekonomike

Thu 19 Jan 2012 - 13:41
BB: Shqipërinë e pret kriza ekonomike Banka_Boterore1Vendet në zhvillim, duke përfshirë dhe Shqipërinë duhet të përgatiten për një rënie ekonomike e influencuar kjo nga kriza e Eurozonës.

Ky fakt konsttaohet në një raport të Bankës Botërore të publikuar një ditë më parë, ku parashikimet për rritjen ekonomike të vendit tonë në vitin 2012 janë 2% dhe për vitin 2013 janë 3.5%. Banka Botërore konstaton se Shqipëria i ka rezistuar der tani krizës, por ka ardhur momenti të përgatitet edhe për rënien.

Rajoni thuhet në raport do të goditet edhe për shkak të dobësimit të lidhjeve me vendet e Bashkimit Europian, të cilat përballojnë më shumë se gjysmën e eksporteve të tij.

Kështu pritet të pësojnë goditje ekspertët e vendeve si Rumania, Lituania, Letonia, por dhe Shqipëria, Maqedonia dhe Bullgaria, të cilat kanë një eksposim të lartë tregetar me vendet e BE.

Raporti konstaton gjithashtu se fluksi i remitancave për Shqipërinë është rreth 10% i GDP-së, por ai mund të ndikohet thellësisht nga një ngadallësim i rritjes ekonomike i vendeve të Eurozonës. /albeu.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi