Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kriza ekonomike, lideret europiane nen trysni per zgjidhjen Empty Kriza ekonomike, lideret europiane nen trysni per zgjidhjen

Fri 9 Dec 2011 - 15:58
Kriza ekonomike, lideret europiane nen trysni per zgjidhjen Merkelsarkozy_20110204BRUKSEL - Udheheqesit evropiane po zhvillojne takime shume te rendesishme ne Bruksel. Kjo perben nje tjeter perpjekje per te zgjidhur krizen e borxheve dhe ate financiare, qe po kercenojne te ardhmen e monedhes Euro. Trysnia mbi udheheqesit eshte shume e larte dhe kete here prej tyre pritet nje marreveshje perfundimtare, ndryshe nga ato qe kritiket i quajne gjysme-masa.

Kjo nuk eshte hera e pare qe nje takim i udheheqesve europiane cilesohet si mundesia e fundit per te shpetuar monedhen Euro, e cila ndodhet ne veshtiresi. Por, ky takim i 27 udheheqesve te Bashkimit Europian ne Bruksel perballet me nje trysni shume te larte per gjetjen e nje zgjidhjeje per krizen dy-vjecare te eurozones, si nga brenda BE-se ashtu edhe prej jashte saj.

Plani qe do te konsiderohet eshte hartuar nga dy ekonomite me te medha europiane, Franca dhe Gjermania. Keto vende kerkojne nje rishikim te plote te traktateve te Bashkimit Europian, per te krijuar nje eurozone me te bashkuar dhe me te pergjegjshme nga ana fiskale. Dy drejtuesit e ketyre vendeve paraqiten detajet e planit te tyre ne nje leter te derguar Presidentit te Bashkimit Europian Herman van Rompuy.

Ne nje konference te perbashket per shtyp me homologen e tij gjermane Angela Merkel, Presidenti francez Nikola Sarkozi tha se kriza ka qene nje arsye shtese per bashkim midis dy vendeve te tyre. Ai tha se te dy vendet parashikojne te njejten te ardhme per Europen.
Megjithate, plani i tyre duhet te pranohet nga 25 vendet e tjera anetare te BE-se ose te pakten nga 17 vendet qe perdorin euron.

Kryeministri britanik David Cameron, vendi i te cilit nuk eshte anetar i grupit te shteteve qe perdorin euron, deri tani ka shprehur vetem nje mbeshtetje te kufizuar per planin. Ai tha ne nje rrjet televiziv britanik se prioriteti i tij do te jete mbrojtja e interesave te Britanise se Madhe.

“Vendet e eurozones kane nevoje te bashkohen, kane nevoje te punojne me teper se bashku. Nese ata zgjedhin ta bejne kete duke perdorur traktatin evropian, atehere Britania do te insistoje mbi disa kushte. Nese pranohen kushtet tona, atehere traktati mund te nenshkruhet. Nese ato nuk pranohen, traktati nuk do te nenshkruhet.”

Edhe nese vendet e tjera te Bashkimit Europian e pranojne planin franko-gjerman, do te duhen muaj dhe ndoshta vite per t’a zbatuar ate, sepse mund te kete nevoje per ndryshimin e traktateve ekzistuese te BE-se.

Duke shtuar trysnine ndaj situates, agjencia Standard & Poor`s ka paralajmeruar se do te ule klasifikimin e kreditit te 15 vendeve te eurozones, perfshi ekonomi te medha si Franca dhe Gjermania. Ka shqetesime se kriza mund te perhapet, duke ngadalesuar rritjen ne Afrike dhe Azi dhe duke kercenuar rimekembjen e brishte te Shteteve te Bashkuara.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi