- KristiinaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 34
Postime : 5449
Hobi : Noti...
Vendndodhja : GRECCE
Anetaresuar : 29/01/2010
“Liderët politikë të finalizojnë reformën zgjedhore, të mos rrezikohet e ardhmja europiane”
Thu 21 Jun 2012 - 15:18
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i ka bërë thirrje forcave politike, që mos e zvarritin më shumë procesin e reformës zgjedhore, sepse do vërë në pikëpyetje të ardhmen europiane të shqiptarëve.
“Zvarritja e mëtejshme e reformës do të prodhojë sërish një proces të minutave të fundit, ku përmbushja e standardeve të kërkuara për një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për në BE, do të jetë shqetësimi dhe problemi më i vogël, duke rrezikuar seriozisht fatin europian të popullit shqiptar, pavarësisht nëse rezultati i dalë nga zgjedhjet e ardhshme do të pranohet apo jo nga dy forcat e mëdha politike”, theksohet në deklaratë.
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë përmes një deklarate për shtyp i bëjnë thirrje kryetarit të mazhorancës Sali Berisha dhe atij të opozitës Edi Rama të ulen dhe t’i japin rrugë finalizimit të reformës zgjedhore dhe miratimit të saj brenda këtij sesioni parlamentar, me qëllim që t’i jepet sa më shumë kohë në dispozicion institucioneve përgjegjëse për përgatitjen e infrastrukturës së nevojshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Sipas Koalicionit, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste evidentuan sërish një papërgjegjshmëri të plotë në këtë proces, gjatë të cilit demonstruan vullnet bashkëpunimi, thjesht si një detyrim ndaj kërkesave të partnerëve ndërkombëtarë, dhe aspak si një mundësi për t’i dhënë fund ngërçit politik, si një detyrim madhor ndaj interesave të qytetarëve që ata përfaqësojnë dhe fateve europiane të vendit.
Mësohet se në takime me përfaqësues të Komisionit dhe me përfaqësues të OSBE/ODIHR, Koalicioni ka kërkuar një proces që të mund të finalizohet me ngritjen e një mekanizmi funksionues dhe imun ndaj vullnetit apo “humorit politik” të partive, duke kërkuar trajtimin që në fillim të elementëve kryesore të reformës, të cilat përbëjnë edhe pikat më të nxehta ku ende nuk ka një dakordësi mes palëve”.
“Aktualisht, kur ka mbetur rreth një muaj nga mbyllja e sesionit të VI parlamentar të kësaj legjislature, zgjedhja e njëanshme e Presidentit të Ri të Republikës ka rikthyer me jo pak shqetësim detyrimin për përmbushjen e rekomandimit të parë dhe të dytë të Raportit Përfundimtar të Misionit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, rekomandime që pak muaj më parë quheshin të përmbushura nga përfaqësuesit e PS-së dhe PD-së, madje duke u përdorur prej tyre si argument shumë më i rëndësishëm e i mjaftueshëm se marrja parasysh e propozimeve apo kërkesave të tjera që vinin nga aktorët e tjerë politikë apo jo-politikë”, apelon Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë.
Në bazë të Kodit Zgjedhor në fuqi, Presidenti i Republikës duhet të shpallë datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare jo më vonë se më datë 7 dhjetor 2012, ndërkohë që data e zgjedhjeve mbetet të jetë data 23 ose me shumë gjasa data 30 qershor 2013. /E.L/

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi