Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

PD, letër PS-së për reformën zgjedhore Empty PD, letër PS-së për reformën zgjedhore

Sat 16 Jul 2011 - 20:30
PD, letër PS-së për reformën zgjedhore Patozi-ruci-takimNjë letër e dërguar që të mërkurën në adresë të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci, ka mbetur pa përgjigje.
Letra ishte shkruar prej Astrit Patozit, homologut demokrat të zotit Ruci, ku, qe ne fillim, shprehte mendimin e mazhorances se, pas perfundimit te zgjedhjeve, ka ardhur koha per nje proces te gjere bashkepunimi.

Zoti Patozi thote se ky bashkepunim mes dy forcave te medha politike duhet te jete ne funksion te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare dhe ne interesin me te mire te vendit. Por, megjithese letra i eshte dorezuar zotit Ruci qe te merkuren dhe aty propozohej edhe nje date takimi, me 15 korrik, domethënë të premten, deri me tani, sic konfirmon zoti Patozi per Top Channel, nga zoti Ruci nuk ka marre asnje pergjigje, por duke mos e marre si nje refuzim, ai thote se mbetet i hapur per cdo dite tjeter takimi, ne menyre qe te diskutohet per problematiken e ngritur ne leter.

Ne emer te grupit parlamentar te Partisë Demokratike, Astrit Patozi, e fton Gramoz Rucin te nisin sa me shpejt punen e perbashket per reformen zgjedhore, pasi kjo konsiderohet si nje nga kerkesat me te rendesishme per cuarjen e perpara te procesit te integrimit kete vit, si dhe nje baze solide per pergatitjen serioze te zgjedhjeve te 2013-es.

Zoti Patozi, propozon edhe nje veprim tjeter te perbashket. Ai i sugjeron zotit Ruci qe bashkekryetaret e Komisionit per reformen zgjedhore ose keta te dy, si drejtues te grupeve me te medha parlamentare t’i drejtohen me nje leter OSBE-ODIHR dhe Komisionit te Venecias per t’i ftuar qe te asistojne komisionin e Reformes Zgjedhore me ekspertizen e tyre.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi