Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Reforma zgjedhore, PS dorëzon propozimet  Empty Reforma zgjedhore, PS dorëzon propozimet

Thu 28 Jun 2012 - 13:53
Reforma zgjedhore, PS dorëzon propozimet  Kqz-stemaPS ka dorëzuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore një draft me propozime duke synuar zhblloklimin e ngërcit ku është futur kjo reformë. Propozimet e socialistëve lidhem me formulën e riformatimit të Komisionit Qendror Zgjedhor, numërimin dhe identifikimin elektronik përfshi atë të procesit të ankimimit, tre prej cështje ku socialistët dhe demokratët nuk mundën të gjejnë dakortësinë.

Sipas antarëve socialistë në këtë komisionin propozimet e tyre reflektojnë shqetësimet e paraqitura nga ekspertët e ODIHR si dhe janë në sinkron me kodin e praktikava të mira për administrimin zgjedhor.

KQZ

Propozimi për KQZ është riformuluar me qëllin zgjerimin skemës së propozimin duke kënaqur më së miri rekomandimin e ODIHR për një formulë më të besueshme që mundëson zbatimin neutral të ligjit. Socialistët propozojnë, Anëtari i shtatë dhe njëkohësisht Kryetar i KQZ-së, zgjidhet

jo më vonë se 10 ditë pasi të ketë përfunduar procedura e zgjedhjes së anëtarëve të KQZ-së.

Dhoma Kombëtare e Avokatëve, Avokati i Popullit, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, dhe të paktën 4 organizata të shoqërisë civile që kanë përvojë më shumë se 5 vjet në fushën e zgjedhjeve, i paraqesin kuvendit të paktën dy kandidatë.Kandidaturat e përzgjedhura i nënshtrohen seancës dëgjimore në Komisionin e Kuvendit që mbulon cështjet ligjore dhe adminisratën publike.

Komisioni i propozon kuvendit për votim dy kandidatë të përzgjedhur në mënyrë kolegjiale dhe unanime pas konsultimit me të gjithë partitë parlamentare.Kryetar i KQZ-së zgjidhet kandidati që merr më shumë se gjysmën e votave të deputetëve të Kuvendit pas votimit të fshehtë.

Gjithashtu socialistët propozojnë që dy nga anëtarët e zgjedhur të KQZ-s mbajnë detyrën për 3 vjet me të drejtë rizgjedhjeje. Anëtarët që u ndërpritet mandati përpëra kohe përcaktohen me short mes tre anëtarëve të propozuar nga shumica parlamentare dhe tre anëtarëve të propozuar nga opozita parlamentare . Ndërsa Kryetari i KQZ ushtron këtë detyrë për 4 vjet me të drejtë rizgjedhjeje.

Numërimi elektronik

Me qëllim verifikimin dhe regjistrimin e pjesmarjes së zgjedhësve në ditën e votimit socialistët propozojnë të ngrihet sistemi elektronik i integruar për verifikimin dhe regjistrimin e pjesmarjes së zgjedhësve në votim.

Zgjidhja teknike duhet të integrojë te gjithë elementët e nevojshëm, përfshirë pajisjet, programet, liçensat ose çertifikatat përkatëse, për të garantuar siguri dhe thjeshtësi në perdorim. Paisja që përdoret në QV, funksionon në mënyrë të pavarur nga njësia qëndrore , duke lexuar përmbajtjen e dokumentit të identitetit elektronik. Duke iu referuar rekomandimeve të ekspertëve të ODIHR, socialistët kanë ndërtuar dy propozime që lidhen me numërin elektronik të fletëve të votitimit.

KQZ përcakton planin e veprimit për përmbushjen e projektit të SEN në një numër të caktuar të ZAZ-ve sipas përcaktimit me akt normativ të KQZ , që në cdo rast përbëjnë të paktën 10 përqind të numrit të zgjedhësve të vendit. KQZ përcanton planin e veprimit për përmbushjen e projektit të SEV në të gjitha QV-të e njësive vendore me mbi 20 mijë zgjedhës.

Ankimimi

Socialistët me propozimet dërguar komisionit të rreformës zgjedhore thjeshtësojnë procesin e ankmimit pas procesit zgjedhor. Me kërkesë të dy anëtarëve të saj, KQZ-ja është e detyruar të marrë provat e kërkuara nga dy anëtarët që kanë paraqitur kërkesën.

Provat që kërkohen lidhen me faktin e pretenduar për të cilën ka filluar shqyrtimi administrativ. Kërkesa mund të paraqitet me shkrim ose verbalisht në seancën publike të shqyrtimit të ankimit. Kërkesa nuk i nënshtrohet diskutimit apo votimit në KQZ, e cila është e detyruar të procedojë menjëherë me marrjen dhe shqyrtimin e provave të kërkuara.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi