Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Fyle: Reforma para presidentit  Empty Fyle: Reforma para presidentit

Tue 15 May 2012 - 17:45
Fyle: Reforma para presidentit  Fyle-shkupiPas Këshillit të katërt të Stabilizim Asociimit, Bashkimi Europian i caktoi Shqipërisë 10 ditë kohë, për përmbylljen e reformave parlamentare dhe zgjedhore që burojnë nga marrëveshja e nëntorit, para nisjes së procesit të zgjedhjes së presidentit, më 24 maj.

"Eshtë e një rëndësie kritike që marrëveshja e nëntorit, përfshirë reformën zgjedhore, të përmbyllet para nisjes së procesit për zgjedhjen e Presidentit. Është e një rëndësie kritike kjo të arrihet përpara 24 Majit, sepse është e vetmja mënyrë, që paketa e nëntorit dhe finalizimi i saj të jetë pjesë e zgjidhjes, sepse në të kundërt, kam frikë se paketa e nëntorit mund të bëhet pjesë e problemeve", tha komisioneri Europian për Zgjerimin e BE-së, Shtefan Fyle.




Komisioneri Europian për Zgjerimin e BE-së pyetur nga Top Channel, mazhoranca dhe opozita dhanë qëndrimet respektive lidhur me këtë afat të ngushtë kohor.

“Sigurisht që afatet duhen respektuar, afatet janë të rëndësishme po aq sa cilësia e ndryshimeve në ligj. Me komisionerin ndamë vlerësimin se afati kohor nuk është një mur i palëvizshëm, me kusht që të japë rezultate dhe zgjidhje pozitive për disa çështje që mbeten pezull dhe për të cilat po diskutohet edhe sot", tha ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.

“Në politikë 10 ditë janë mëse të mjaftueshme dhe gjithçka mund të ndodhë. Unë besoj se nëse do të ketë vullnet politik ne do të mund t’ia arrijmë shumë më shpejt se në 24 maj", tha kryetari i Komisionit Parlamentar për Integrimin, Ditmir Bushati.

Për presidentin, Bashkimi Europian përsëriti se ky i fundit duhet zgjedhur sipas tekstit dhe frymës së Kushtetuës. Të pyetur nga Top Channel, nëse mjaftojnë vetëm reformat politike për marrjen e statusit, Komisioni Europian dhe Presidenca daneze u përgjigjën:

"Përgjigjja ime ndaj pyetjes se a mjafton vetëm reforma zgjedhore, është jo. Kjo është arësyeja pse sëbashku kemi përcaktuar 12 pika e kjo do të thotë që nuk duhet plotësuar vetëm një prej këtyre pikave. E në lidhje me pyetjen se a mund të arrihet statusi kandidat këtë vit, mendoj se kjo varet nga Shqipëria dhe nga politikanët shqiptarë. Ne i kemi kërkuar Komisionit dy gjëra: njëra është të ndihmojë dhe lehtësojë procesin politik dhe tjetra është të vëzhgojë progresin e bërë", tha Villy Sovndal, ministri danez i Punëve të Jashtme.

"Ky nuk është vetëm një ushtrim që kërkon plotësimin e disa katrorëve, por keni absolutisht të drejtë se gjurmët e provave, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit janë një pjesë e domosdoshme për këtë", tha Fyle.

Në fund të takimit BE-Shqipëri, në një deklaratë të përbashkët renditen detyrat që duhet të plotësojë vendi, një përmbledhje e qëndrimit të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së, i cili u publikua javën e kaluar nga Top Channel.

Pergatiti Arta Tozaj tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi